Konsulli Ikonomis mbyll mandatin ditën që u mbyll Censusi

Korçë – Konsullit grek në Korçë, Teodoros Ikonomus, është larguar zyrtarisht nga Shqipëria, jo nga kërkesa e vazhdueshme e disa grupimeve në Shqipëri, por pasi i ka mbaruar mandati.

Largimi i tij bëhet sot ndërkohë që kjo datë përkon edhe me mbylljen e procesit të censusit, çka duket se e ka mbaruar “misionin” e tij.

Partia e çamëve dhe Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar në vijimësi largimin e konsullit nga Shqipëria, duke e akuzuar atë se ka ndërhyrë në çështje të brendshme.

Konsulli është i njohur mjaft për deklaratat e tij antishqiptare dhe për ndryshimin e kombësisë nga shqiptarë në grekë. Megjithatë, askush nuk e ndaloi dhe largimi i tij nga Shqipëria bëhet vetëm pasi i mbaron mandati.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close