Shqipëria një hap larg rikthimit të vizave

Shtohet numri i shqiptarëve të cilët kanë kërkuar azil në Belgjikë. Drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit dhe Azilit në Belgjikë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Hysni Burgaj ka theksuar se brenda një dite, në zyrat e aplikimit për azil në Belgjikë janë paraqitur 50 kërkesa, ku shumica e azilkërkuesve janë nga zona e Shkodrës.

Zyrtari belg ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për të frenuar një fenomen të tillë pasi personat që kërkojnë azil paraqesin dokumenta të rreme.
“Informacionet e freskëta që mora nga Brukseli vetëm sot paradite tregojnë se janë paraqitur 50 azilkërkues shqiptarë. Shumica janë nga qarku i Shkodrës. Prandaj erdha ketu për një takim pune me autoritetet vendore të qarkut.” Ka theksuar ai
Sipas zyrtarit belg nëse vijohet me këtë ritëm deri në fund të këtij muaji numri I azilëkrkuesve shqiptarë do të kapin shifrën e 300-400 persona dhe kjo sipas tij do të krijonte problem.
Ndërkohë që Hysni Burgaj drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit deklaroi se do merren masa dhe u kërkoi shqiptarëve që të mos bien pre e mashtrimeve pasi në këtë mënyrë do të humbasin të drejtën për të hyrë në vendet Shengen. Vetëm dy muajt e fundit ka pasur 161 kërkesa për azil nga Shqipëria, të cilat në shumicën dërrmuese të rasteve janë cilësuar si histori mashtrimi vetëm për të emigruar nga Shqipëria.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. keq trajtimi i politikës shqipëtare detiron shqipëtarët përdorin çdo lloj forme vetëm të largohen nga maskarallëku i politikës shqipëtare politika shqipëtare është vet asgjësusja e kombit shqipëtar politikanët shqipëtarë duhet tëkthejnë politikën drejt evropës të zbatojnë rregullat e evropës sado të forta të jenë ato ti përshtaten klimës evropjane për të shpëtuar popullin e vet të harojnë kohën e turkut evropa ka ligje dhe normat e sj dikush thotë që evropa ka bërë gabime evropa po regullon gabimet që ka bër të fundin gabim e bëri para 100vjetësh duhet të mendoheni mirë evropa është kurva plakë e politikës së botës a thua do ja hedhën politikanët shqipëtarë politikanët shqipëtarë dhe shqipëtarët duhet të kupëtojnë që jetojnë në evropë dhe duhet të bëjnë çdo evropa në rast të kundërt të gjith shqipëtarët do përfundojnë në azile

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close