Preshevë, tjetër protestë e shqiptarëve

Shqiptarët e Luginës së Preshëvës po organizojnë një seri protestash kundër diskriminimit të vazhdueshëm që është bërë ndaj tyre, në vecanti gjatë gjashtë viteve të fundit.

Protesta e radhës është planifikuar për më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi ka deklaruar se progresi në arritjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës përfundoi me vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjic në vitin 2003.

“Gjithcka ndaloi, kështu që për një kohë të gjatë ne kemi jetuar në një lloj getoje”, është shprehur Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik.

Dy demonstrata u zhvilluan në javët e fundit në Luginën e Preshevës, një më 13 shtator dhe tjetra një javë më vonë.

Protestuesit kërkuan që nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme t’u sigurohen tekste në gjuhën shqipe dhe që Serbia të njohë diplomat e lëshuara nga Universiteti i Prishtinës.

Gjithashtu, protestuesit kërkuan që të ndërpritet diskriminimi i shqiptarëve nga ana e Beogradit zyrtar në të gjitha sferat.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close