Shtohen faqezinjtë, dergjen kuqezinjtë!

Nga Redan BUSHATI
Pikënisje nga mënyra se si po realizohet regjistrimi mbi baza etnike dhe fetare në vendin tonë (kundërshtuar ashpër nga Aleanca «Kuq e Zi», por edhe nga shumë shqiptarë të ndershëm). Frymëzim nga ajo pjesë e qytetarisë sonë, e cila për fatet tona kombëtare largon duart nga e «zeza» politikë. Urrejtje për ata individë që gjakun e tyre po e shesin për hiçgjë send! Mllef e neveri, më shtynë të shkruaj për faqezinjtë; respekt dhe admirim më shtynë të çmoj kuqezinjtë!

Sot, ka dy Shqipëri; njëra është ajo që zbaton direktivat dhe «detyrat» sipas interesave klanore të mbira brenda qeverisjes, të cilat diktojnë politikat e huaja të zbatimit në vendin tonë, që në shumë raste janë të dëmshme, e veçanërisht kur vijnë nga Athina zyrtare. Shqipëria tjetër është ajo e qytetarëve të ndershëm, shqiptarëve patriotë, disa gazetarëve dhe analistëve që nuk shërbejnë për interesa lejesh ndërtimi, por pozicionohen në vlerat më të arrira të kombit të tyre, pra kombit shqiptar. Sigurisht, kjo ndarje nuk është me thikë, por rezultati që do të dali në mbarim të censusit do të nxijë të paudhët, duke i treguar ashiqare dhe nga ana tjetër do të nxjerrë ato, të cilët përkundër interesave personale kanë ato madhore kombëtare.

Rezultati që do të dalë nga regjistrimi mbi baza etnike dhe fetare në Shqipëri do të japë shifra të paqëna, me shumë të pavërteta brenda. Kështu, numri i minoriteteve do të rritet artificialisht, duke sinjalizuar në të ardhmen Europën, që Shqipëria na qenka një vend multi-etnik, e kjo nuk është asgjë tjetër veçse vetëvrasje për popullin tonë. Disa shoqata greke, gjoja janë ngritur kundër censusit, duke bërë thirrje nga minoriteti i tyre për bojkotim të këtij procesi. Kjo në fakt është një fasadë me të cilën po luhet mjaft bukur. Mediatikisht populli lexon se minoriteti nuk e do zhvillimin në këtë mënyrë të këtij procesi regjistrimi dhe se minoritarët nuk janë duke u regjistruar. Në përfundim të censusit shoqatat apo organizatat minoritare do të lehin edhe për një numër më të madh të tyre në Shqipëri, pasi sipas tyre nuk janë regjistruar të gjithë, ndërkohë që në terren pinjollët e tyre po zbatojnë politikat e regjistrimit për të gjithë minoritarët, por edhe për pseudoshqiptarët, tashmë një pjesë e tyre të regjistruar si grekë. Një lojë politike e pastër, gjoja po tërhiqemi nga procesi i regjistrimit, ndërkohë që në terren po punohet intensivisht për rritjen e numrit të tyre.

Nga ky regjistrim do të kemi më pas edhe shumë probleme fetare në vendin tonë dhe ta mendosh që është pikërisht faktori politik, i cili po dëmton tolerancën fetare mes komuniteteve. Me regjistrimin si grek, ortodoksët në mos rriten shumë artificialisht do të pretendojnë se janë më shumë se kaq. Nga ana tjetër myslimanët e më pak katolikët do të mbrojnë qëndrimin se nga censusi është rritur artificialisht numri i minoritetit grek, kështu edhe i ortodoksëve, e në fakt këto janë o myslimanë o katolikë. Dikush nga leximi i këtij shkrimi do të ngrihet bythzvjerrë duke thënë që pse komunitetet fetare në Shqipëri nuk kundërshtuan ashpër para realizimit të këtij procesi. Sigurisht, kjo kategori nuk ka parasysh faktin që kthetrat krupëndjellëse të politikës sonë janë futur kudo, në çdo skutë me klanet e veta aq sa ndërhyjnë edhe në zgjedhjet e brendshme të komuniteteve fetare, për të mos thënë që fatkeqësisht për popullin tonë një pjesë e tyre janë shërbëtorë të klasës politike.

Fakt… Regjistrimi në vendin tonë nga punëtorët e pajtuar nga INSTAT po realizohet nëpër kafene, duke pyetur kryepleqtë e fshatrave apo edhe të lagjeve brenda qytetit. Pasaktësia e një forme të tillë është evidente, për të mos thënë një mënyrë e turpshme e kryerjes së punës, por edhe një hamendësim rezultati.

Fakt… Regjistrimi në vendin tonë po realizohet vetëm për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri. I madh e i vogël e di që thuajse aq sa ka shqiptarë në Shqipëri aq ka edhe në emigrim. Kështu, do të kemi një shifër shumë më të ulët se ç’ka shqiptarë në të vërtetë. Ndërkohë klanet greke janë të gatshme për «mësymje» me një shifër të tillë shqiptarësh.

Fakt… Ekonomia shqiptare nga deklarimet do të dali shumëfish më e zmadhuar ose më e zvogëluar. Pse? Nëse do të kemi deklarime të vërteta në vendin tonë, ekziston një shtresë super milionerësh e miliarderësh dhe një shtresë ekstremisht e varfër, ndërsa mesatarja as që ekziston. Kështu, mesatarja për frymë do të jetë një rezultat i çuditshëm, aq sa edhe mund të vërtetojë që Shqipëria qëndron përkrah Gjermanisë nga ekonomia mbresëlënëse dhe e qëndrueshme mu në krizën që ka përfshirë Europën. Nga ana tjetër ekziston rreziku që nëse deklarimet bëhen të rrejshme nga popullata jonë, atëherë të kemi një mesatare edhe më poshtë se ç’është në të vërtetë. Gjithsesi, si me të parën dhe me të dytën konkluzioni është i thjeshtë, ne nuk do të marrim të vërtetën nga ky regjistrim.

Fakt… Sigurisht, ky do të jetë edhe fakti më i dhimbshëm, në mos për ne, nesër për fëmijët tanë. Anketuesit edhe pse në disa raste marrin deklarime si myslimanë apo katolikë, tek çështja e kombësisë nga plotësimi rezultojnë grekë. Anketuesit paturpësisht nga mungesa e eksperiencës, nga mënyra shkallafatçe e punës së tyre për të marrë ato lekë e për të mos e çarë me nder me thanën e për të shkuar rehat në shtëpitë e tyre apo edhe nga ndonjë direktivë e marrë në qendër nuk po kërkojnë asnjë dokument shtesë që vërteton kombësinë greke të këtyre të ashtuquajturve grekë, me besim jo ortodoks! Jo vetëm e turpshme nga mënyra se si po veprojnë shumë anketues, por kjo është mbi të gjitha antikombëtare.

Sigurisht, këto janë disa fakte nga zhvillimet e regjistrimit që po ndeshen çdo ditë dhe po zbardhen edhe në shumë ekrane televizive. Rreziku më i madh i shqiptarëve do të jetë pas censusit, pas disa kohësh. Dhe rreziku i përhershëm do të jetë dhe do të mbesin manovrat e «fqinjit» tonë jugor, i cili për interesat e tij arrin të vendosë veton për shtetin tonë sa herë që ne mund të kemi ndonjë progres drejt aspiratave tona europiane. Gjithsesi, e keqja jonë jemi vetë ne, pasi nëse nga jugu do të kishim pak më shumë atdhetarizëm rreziku nga ky regjistrim mbi baza etnike dhe fetare do të ishte shumë më i vogël. Shprehja e Faik Konicës «E keqja e shqiptarëve janë vetë shqiptarët» i vendos kombësinë greke këtyre pseudoshqiptarëve. Po them pseudoshqiptarëve dhe po e mbyll me kaq, pasi nëse do t’i vë ndonjë epitet tjetër nuk do të ndalem e do t’i shaj edhe me nënë e motra, pasi këto lloj shqiptarësh që shesin kombin e tyre nuk kanë nder familje e farë fisi.

(Autori është kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH)

(Mendimet e shprehura nga autori janë personale)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

5 Komentet

  1. a ke hir në shkodër a ke qën në urën e baçallëkut a e di thënnjen ma don mendja ti duhet të jeshndonjë nga ata të nën urës e baçallëkut ejo një njeri që drejton brezin e ri rinor ku ai brez duhet të ritet i lirë të njohë vet vehtenjetën e lirë fen e lirë kombësin e lirë.kur ju zotëri arini nëpërmjet kompjuterit një nën krietar i studentave krien një vepër makabër kriminale nëpërmjet kompjuterit duke shar e duke kërcënuar mendo mentalitetin dhe konceptin që kanë shqipëtarët e pa shkolluar. fati i keq i atij vëndi fat i keq i atij populli që ka këta inte ligjenc që nxjer ata politikanë dhe fatkeqësia më e madhe që me këtë mënirë konservatore kërkoni të shkoni në evropë. fat i keq i shqipëtarëve se me këtë inteligjencë dheata politikanë që ka shqipëria jo në2012po as në 3012nuk do shkoni në evropë jini të pa kultur të pa edukatë për vete pa le të edukoni dhe të kulturoni popullin

  2. Keto anonimet ketu qe bejne koment kunder studentit jeni anti shqiptar shkoni ne ndonje faqe serbe. Sa per kete artikull bravo te qofte ore student. Sundimtari dhe armiku I hapur I ceshtjes shqiptare ne teresi eshte serbi Berisha qe nuk po le gje pa bere deri tek sjellja e kancerit nepermjet importit te mbeturinave nukleare te evropes. Ne sot a neser do te integrohemi por jo me kushtet qe evropa na vendos te jemi koshi I pleherave toksike te EU ose te falim shesim detin apo te ndry. Kombesine dhe fene se jemi sh. Myslimane dhe EU nuk pranon shqiptaret si myslimane ne Eu.Kete po bene Berisha. Por nje gje eshte e sigurte fitoret e berishes kane qene dhe do te mbeten falcitet . Por bota nuk kerkon te dhena te sakta por falcitetet qe po jep berisha qe te na mbaje percaje e sundoje edhe mos me keq. Mendoj se berishes po I vjen fundi pa kushte te veshe dhe 2 ose 3 jeleke plumbi se na duhet I gjalle per ta gjykuar.

  3. zoti haki pershendetje ,lexova fjalet e tua dhe jam plotesisht dakort me ty per ate qe ke shkruar ,them qe komuniteti me i demtuar nga ky rregjistrim del ai mysliman ,ndersa numurat e katolikeve dhe ortodokseve qofshin grek apo shqiptar do dalin ne rritje ,ky rregjistrim per mua personalisht pervecse per te kenaqur aksin athine -beograd -bukuresht ishte dhe nje prove e gjith shqipetareve per te treguar pjekurine e nje populli ne gjithe keto vite ,aleanca kuq e -zi eshte nje formacion politik qe meriton rrespekt ,po ashtu dhe figurat klerikale dhe fetare si ajo e bektashinjve dhe shume prifterinjve qe e kundershtuan kete rregjistrim me gjithe forcen e tyre sepse e dinin katastrofen qe po dukej ne horizont ,edhe nje here shqiptaret treguan se sa te percare jane ,percarje krahinore ,percarje fetare dhe e fundit ajo e privilegjeve ,jemi akoma si ishim dhe kemi qene ne nji kohe

  4. anonimous…more zoteri, edhe une nje anonim tjeter, po me intereson vetem nje gje.?…si nuk po ju shqeteson problemi sa shqiptar po dalin, por po ju shqeteson sa katolik, musliman apo ortodoks po na dalin?…qe jeni bere te merzitshem me keto fe-jeni bere !…ska diskutim, por nje gje di ta them—thefshit qafen, ju e fete e sali pismileti !!!!¬

  5. po jo mor zoteri se personalisht feja nuk me intereson ,ky rregjistrim u be edhe ne baze te fese dhe etnise ,them me gjith zemer qe edhe ata qe u rregjistruan me fe muslymane si ato katolike dhe ortodokse te jene shenuar te gjithe si shqiptar dhe jo turq ,malazeze apo greke ,sa per saliun jam dakort me ty

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close