Shqiptarët në Plavë nesër protestojnë kundër diskriminimit (VIDEO)

Shqiptarët e Plavës e Gucisë kanë paralajmëruar nesër një protestë, e cila do të zhvillohet në qendrën e tyre komunale. Moto e protestës së tyre është manifestimi i pakënaqësisë për diskriminimin që po ua bëjnë institucionet e shtetit. Ndër të tjera organizatorët e protestës përmendin Ligjin e Zgjedhjeve, që praktikisht i lë pa vende në legjislativin e vendit. Por konsiderojnë se edhe shpallja Park Nacional i territorit kua ata jetojnë e zhvillojnë ekonominë do t’i varfërojë edhe më shumë. Gjithashtu shprehen të indinjuar edhe për shkak të synimeve që në monumentin e natyrës – Syni, të ngrihet hidrocentral, i cili dëmton resursin kryesor për zhvillimin e turizmit.

Protesta do të zhvillohet në qendër të Plavës dhe fillon në orën 12, që po ashtu ka domethënien se është “mbushur kupa”.

Protesta kundër diskriminimit të shqiptarëve në Mal të Zi janë zhvilluar edhe në vende të tjera të këtij shteti, ku jetojnë shqiptarë.

Dokumentari me poshte eshte ekskluziv nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close