“Një ditë do të kthehemi në Camëri”

Kryetari i partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi theksoi sot se rruga e zgjidhjes së çështjes çame është në radhë të parë nëpërmjet trashëgimisë kulturore, historike dhe të kujtimit kolektiv mbi këtë çështje.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e librit “Zeusi” të studiuesit Rasim Bebo, Idrizi vendosi theksin në rritjen e ndërgjegjësimit të kësaj çështjeje, si pjesë e çështjes së madhe kombëtare.

“Kur flasim për çështjen çame nuk flasim vetëm për kthimin e shqiptarëve në Çamëri, që do të bëhet një ditë. Por flasim për kulturën që shqiptarët e kësaj treve kanë dhe që është pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare, flasim për historinë e tyre dhe për kujtimin kolektiv, që jo vetëm ne, që jemi nga këto treva, por që të gjithë shqiptarët e kanë. Kjo është një pjesë e pandashme e historisë së kombit tonë. Shpesh herë kur flasim për çështjen e shqiptarëve të Jugut, unë e them se kemi të bëjmë mbi të gjitha me përplasjen e dy qytetërimeve atij iliro-pellazgjik dhe atij helenik, dy qytetërime që janë ndarë siç thoshte edhe Tuqididi nga gjiri i Ambrakisë”, theksoi Idrizi.

Autori i librit Dodona, Rasim Bebo, i cili jeton tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksoi se në këtë libër ka tentuar të vendosë në baza historike, teorinë pellazgjike të prejardhjes së ilirëve dhe si pasojë të shqiptarëve, duke cituar autorë nga më të njohurit në histori.

Presidenti i Nderit i PDIU-së, Tahir Muhedini, i cili ishte organizator i këtij aktiviteti vendosi theksin mbi rëndësinë që ka uniteti në memorien kolektive dhe në aksionin e një komuniteti. “Unë bëj thirrje që të jemi të gjithë së bashku, në betejën tonë. Të gjithë bashkë, jo vetëm shqiptarët e Çamërisë, por të gjithë shqiptarët. Ky libër, për brezat e rinj është një dokument historik, që tregon se uniteti është i domosdoshëm.”

Gjatë këtij aktiviteti referoi prof. Enver Kushi, i cili nxori në pah meritat e Rasim Bebos dhe të veprës së tij, duke e cilësuar atë si një “rikthim të kujtesës çame”. “Mendoj se Rasim Bebo, si shumë studiues dhe krijues me origjinë nga Çamëria ose jo, në këto 20 vitet e fundit, me veprat e tyre e kanë bërë të prekshme kujtesën çame”.

Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button