Ministrave maqedonas iu pengon gjuha shqipe

Ministres së Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jakulovska, i pengon përdorimi i gjuhës shqipe edhe gjatë solemniteteve të ndryshme. Në një ceremoni të organizuar të mërkurën në mbrëmje me rastin e shënimit të gjashtë-vjetorit të themelimit të qendrës për menaxhim me kriza, Jankulovska ka shkaktuar skandal duke e quajtur shqipen si gjuhë “të huaj”, ndërsa shqiptarët në Maqedoni si “të huaj”.

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave në Maqedoni, Zulfi Adili fjalimin e mbajti në dy gjuhë shqip dhe maqedonisht ndërsa kishte përkthim edhe në gjuhën angleze për shkak të prezencës së përfaqësuesve të Korit diplomatik. “Të nderuar përfaqësues të qeverisë, të nderuar përfaqësues të korit diplomatik…”, u drejtua në gjuhën shqipe Zylfi Adili drejtor i QMK-së.

E befasuar nga kjo paraqitje e drejtorit ose nga emocionet momentale ministrja e Brendshme, Jankulovska, reagoi duke e quajtur gjuhën shqipe gjuhë të huaj ndërsa shqiptarët prezent aty si të huaj. “Për dallim nga drejtori i cili tentoi që fjalimin e tij t’ia përkthej në disa gjuhë të huaja përfaqësuesve të huaj që janë prezent këtu, unë do t’ia lë atë përkthyesit dhe besoj se nuk do të ma merrni për të madhe pasi jeni përfaqësues nga më shumë shtete të huaja dhe që përkthimi do të jetë vetëm në gjuhën angleze”, u shpreh Gordana Jankullovska ministre e brendshme.

“Kam kënaqësinë të jem këtu si përfaqësuese e Qeverisë së Maqedonisë dhe do të kërkojë ndjesë pasi unë do t’ju drejtohem vetëm në gjuhën maqedonase dhe kërkojë nga përkthyesi që të përkthej…”, tha Jankulovska. Kur nisi përkthimin nga përkthyesi, ai u pengua nga Jankullovska. Kjo e fundit vazhdoi të flas në gjuhën angleze, pastaj ndërroi mendje.

“Unë thash se do të flas vetëm në gjuhën maqedonase pasi që preferoj të mos flasë të gjitha gjuhët e të gjithë përfaqësuesve të huaj dhe do të vazhdojë t’ju drejtohem vetëm në një gjuhë, në maqedonisht. Por nuk ka rëndësi se në cilën gjuhë flasim, por e rëndësishme është që të kuptohemi mes vete”, tha gjoja Jankullovska, njofton Alsat M.

Ky është vetëm një nga rastet e shumta që dëshmon për injorimin e përdorimit të gjuhës shqipe nga ana e zyrtarëve të lartë shtetëror. Të gjitha uebfaqet e ministrive që drejtohen nga ministrat maqedonas janë vetëm në gjuhën maqedonase, madje edhe ato që ishin në dy gjuhësi kur ministrat ishin shqiptarë tani janë vetëm në maqedonisht.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. Ska koment!Cfare komenti kur shqiptaret e Maqedonise jane pike e pese nder vete,ndersa ndaj te hujit ndihen inferior.Normal qe luajne me ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button