Delavekouras: Pakica greke bojkot nëse censusi nuk garanton standardet

“Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri duhej të ishte si një instrument për funksionimin më të mirë të administratës publike shqiptare kundrejt qytetarëve të vet dhe për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve që jetojnë në vend”.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke, Gregoris Delavekouras në një dalje para gazetarëve ka ndërhyrë mirëfilli në punët e brendshme të Shqipërisë duke treguar si dhe pse duhet realizuar regjistrimi i popullsisë.
Delavekouras citohet nga agjencia greke e Lajmeve ANA të ketë thënë se respektimi i të drejtave të minoritetit përbën kriter esencial të Bashkimit Evropian për procesin e integrimit.
“Vendimi i përfaqësuesve të grupeve të minoritetit, përfshirë minoritetin etnik grek për t`iu bërë thirrje pjesëtarëve të tyre për bojkot, në shenjë proteste se nuk garantohet respektimi i të drejtës së vetëpërcaktimit të lirë, tregon mungesë besimi të minoritetit ndaj shtetit shqiptar, çka duhet ta trajtojë menjëherë vetë qeveria shqiptare” deklaroi zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke.
Sipas tij Greqia ka investuar vazhdimisht për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Shqipërinë, duke e konsideruar si të mirëqenë respektin dhe mbrojtjen e minoritetit, siurë miqësie midis të dy vendeve.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. PUTINI HIRI ME LUFTË PËR TË MBROJTË TË DREJTAT EMINORITETIT RRUUS NË GJORGJISEPSE U SHKELËN TË DREJTAT E MINORITETI TRRUS.GREQIA MUNDOHET NË RRUGË DIPLLOMATIKE PËR TË MBROJTË TË DREJTËN E MINORITETIT KU SHKELEN NGA ANA E QEVERISË SHQIPËTARE NUK HIN NË PUNËT E RRSGJISTRIMIT SHQIPËTAR SI U RREGJISTRUAN SHQIPËTARËT POR SUGJERON SHKELJEN QË BËN QEVERIA SHQIPËTARE
    NË RREGJISTRIMIN EPOPULLATËS MINORITARE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button