Spahiu: Censusi shkel të drejtat e çamëve
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i ftuar në në një takim nga Instituti i Çamërisë, është shprehur se regjistrimi i popullsisë godet rëndë çamët.
”Censusi nuk mban parasysh të drejtat e çamëve. Propozimi ligjor për këtë klasë të popullsisë u përjashtua nga ky regjistrim”, u shpreh Spahiu.
Gjithashtu, ai ka thënë se me këtë ligj është duke u ulur në mënyrë artificiale numri i shqiptarëve në Ballkan.
“Një proces i ndjekur në këtë mënyrë, po sjell uljen artificiale të numrit të shqiptarëve në Ballkan. Gjithashtu, është e domosdoshme që shteti të inventarizojë të gjitha pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë.
Rruga ligjore duhet të ndiqej vetëm pas regjistrimit të pronave, por censusi nuk e bëri këtë”, theksoi Spahiu.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”