Skandali, Google e quan Kosovën Serbi

Faqja më e klikuar në internet në të gjithë botën, “Google”, të martën e 4 tetorit nuk ka funksionuar si më parë në Kosovë, që do të thotë www.google.com. Në vend adresës në gjuhën angleze, prej së martës pamja e re është www.google.rs, faqe kjo që përfaqëson Serbinë.
Ngjarja ka sjellë menjëherë reagimin e ekspertëve në Kosovë, sipas të cilëve kjo është imponuar nga Serbia pasi kompanitë e internetit që operojnë në Kosovë, IP-të janë të regjistruara në emër të Serbisë dhe jo në emër të Kosovës pasi kjo e fundit ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Në Kosovë edhe prefiksi i telefonisë fikse është i regjistruar në emër të Serbisë dhe për këtë Serbia fiton çdo vit me miliona euro.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button