SKANDAL/Qeveria shqiptare i thotë PO shkombëtarizimit të Abetares

Skandali i kësaj vjeshte ka qenë ndryshimi i tekstit të Abetares për nxënësit e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës. Kjo ka ndodhur me insistimin e Qeverisë së Serbisë dhe me aprovimin e Qeverisë së Shqipërisë. Flamuri Shqiptar, Shkodra dhe elementet e tjera kombëtare janë hequr nga teksti. Fillimisht, kësaj i ka thënë po ambasadori i Shqipërisë në Beograd.

Shqiptarëve të Luginës iu është mohuar e drejta që Flamuri Kombëtar të figurojë edhe në brendi të Abetares së shkollarëve të klasës së parë. Qeveria serbe ka kërkuar që ky libër të hiqet nga përdorimi, pikërisht për shkak se në faqen ku mësohet shkronja F, figuron Flamuri Kombëtar shqiptar. Dhe kjo është pranuar. Qeveria e Shqipërisë ka sjellë si donacion një mijë Abetare të tjera, të punuara me standardet e kërkuara nga Qeveria e Serbisë, duke e amputuar flamurin dhe simbolet e tjera kombëtare nga brendia e saj.

Paraprakisht, kësaj i kishte prirë një dakordim nga vetë ambasada e Shqipërisë në Beograd. Ambasadori shqiptar në Beograd, Shpëtim Çaushi, me një letër drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës të Serbisë, kishte përcjellë pëlqimin për ta ndërruar, respektivisht për ta shkombëtarizuar Abetaren për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.Veç flamurit, nga Abetarja që iu dedikohet nxënësve shqiptarë të Luginës së Preshevës, Shkodra është zëvendësuar me Nishin dhe shumë toponime e emërtime shqiptare, janë zëvendësuar me ato serbe.

Për të gjitha këto, ka qenë dakord dhe ka shprehur pëlqim shtetit dhe diplomacia e Shqipërisë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button