Kurti: Kosova ka nevojë për Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, priti të premten delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga drejtuesi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Në këtë takim kreu i shtetit shqiptar vlerësoi institucionet e Kosovës.

“Përpjekjet pozitive e serioze të shtetit e qeverisë kosovare janë evidentuar kryesisht edhe gjatë procesit të tanishëm të bisedimeve për zgjidhjen e çështjeve teknike mes dy vendeve, me synim funksionimin sa më mirë të një shteti demokratik dhe multietnik me institucione të konsoliduara”, vuri në pah presidenti Topi.

Nga ana e tij, Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Komisionit të Punëve të Jashtme vlerësuan mbështetjen e vazhdueshme te presidentit Topi dhe institucioneve shqiptare për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kurti dhe parlamentarët e tjerë u shprehen se “Kosova ka ende nevojë për ndihmën e Shqipërisë në ecurinë e reformave të saj për forcimin e shtetit, nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Prishtinës dhe atyre të Tiranës në funksion të aspiratave të përbashkëta integruese evropiane”

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. "qmenduri"! dy pushtete shqiptare eshte qmenduri… apo tradheti kombetare? mbi nji shekull serbet tentuan qe te na tjetersojne, qe te na shkombetarizojne dhe nuk paten force. sot politika shqiptare tjeterson gjysmen e shqiperise (kosoven). "kosovarizimi" i gjysmes se kombit eshte ide e kahmotshme e shovenizmit serbomadh… ku ne ditet e sotshme kerkohet qe te realizohet prej mashave te kahmotshme, prej disa politikajve te shitur dhe te pa ditur, nji gje e tille. kosova ishte eshte dhe do mbetet shqiperi. zgjohuni o shqiptar! jo lufte por drejtesi dhe veprim. bashkimi eshte e drejta dhe e mira shqiptare. rifat mulaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button