UNË, FAQEZIU…

Nga Besart Kallaku / Aktor
Nuk e paskam ditur se sa faqezi paskam qenë. Të më vijë turp nga vetja për gjithë atdhetarizmin tim; të më vijë turp nga vetja që kam mësuar përmendsh pjesë të Lahutës së Malësisë e që kam lexuar e lexoj sa mund për historinë e vendit tim, turp e më turp të më vijë, sidomos për këtë budallallëk që paskam bo, për këtë tatuazh që kam në krahun tim, shqiponjën 2 krenare me portretin e Gjergj Kastriotit; të më vijë turp edhe për gjithë ato monologë si Bes Kallaku në “Portokalli” me ndopak ngjyra nacionalizmi;

E dija se të gjitha këto i bëja, sepse isha ai që dua të jem: pra, një KUQEZI. Nuk e dija se po të bëje diçka ose të mundoheshe të flisje sado pak në të mirë të kombit tënd, atdheut tënd, sot, qenke FAQEZI.

Gjithmonë i kam trajtuar gjërat me humor. Ashtu desha ta trajtoj dhe kësaj here mesazhin, me kap humorin në këtë deklaratë. Por sado që po mundohem, ky shkrim nuk po më ecën me humor. E megjithatë… Të dashur bashkatdhetarë të mitë, kudo që jeni! Unë nuk jam pjesë e ndonjë aleance, sepse nuk gjykoj se duhet të bëhesh pjesë e ndonjë gjëje, që të kesh guximin sado pak për të folur pa frikë në mbrojtje të kombit tënd. E di edhe që njerëzit sot kanë shumë halle dhe ndoshta ky shkrim me këtë temë nuk do t’i bënte përshtypje askujt. Disa edhe mund të thonë se ky e ka në terezi, merr atë rrogën atje dhe thotë ca broçkulla këtu e na mbush kokën me ca nota atdhetarizmi që nuk qenkan dhe shumë në modë mbi të gjitha… Por ka edhe nga ata që “nuk marrin rrogë” gjëkundi dhe flasin nga zemra. Një nga këto është një shoku im që shet akullore, për shembull. Edhe ky mundohet me fol e me ngrit zërin për të tilla gjëra. Paska qenë akoma më faqezi se mu…

***

Unë kam pandehur se do të isha kuqezi kur si shqiptar që jam, kam ngritur zërin kam bërë një shkrim tjetër ca muaj më parë këtu në “Shekulli”, për varrezat e çuditshme greke, që qeveria jonë ua jep fqinjëve bashkë me kockat e shqiptarëve. Kam bërë dhe ndonjë skeç në “Portokalli” me të njëjtën temë… Këto ditë, kam kuptuar që unë paskam qenë një Faqezi që i paskam bërë këto gjëra…

Unë prapë bashkë me disa të tjerë, kam ngritur zërin që të mos falet deti i Shqipërisë, për një firmosje të Greqisë, të mos miratohet sjellja e plehrave për një firmosje të Italisë sepse nuk ka ç’na duhet MSA-ja me çmimin e humbjes së territorit dhe dinjitetit, me riskun e helmimit të tokës nga ku na vjen uji dhe ushqimi. Po unë prapë qenkam treguar një Faqezi! Të më falni!

Kam qenë bashkë me disa të tjerë përballë parlamentit duke protestuar kundra regjistrimit ku përfshihet (si askund tjetër) etnia dhe feja. Kam thënë që kur “nuk paska asnjë problem”, siç thotë qeveria e Shqipërisë dhe konsujt e Greqisë, atëherë pse këmbëngulni që të jenë këto dy module në regjistrim? Nëse “nuk ka problem” atëherë hiqini! Dhe ja, mor burra: sot e kuptova pse e paskam bërë një deklaratë të tillë. Sepse paskam qenë një FAQEZI. Unë dhe të tjerët që ishin përkrah meje, atë ditë, paskemi qenë FAQEZINJTË në këtë mes…

Unë mund të jem një Faqezi, por jam shqiptar ama. Jam një faqezi që e dua vendin tim. Mbi të gjitha jam nji faqezi me gjak të kuq, dhe jo një faqekuq me gjak të zi. Më falni pra, për atdhetarizmin tim se paska qenë “i tepruar”!

***********

Berisha për Aleancën Kuqezi: Është lëvizje faqezi

Kryeministri Berisha ka shigjetuar disa dite me pare  Aleancën Kuq e Zi për qëndrimet kritike ndaj ligjit për regjistrimin e popullsisë. “Disa qëndrime ndaj regjistrimit janë atavike. Në një shoqëri të lirë, grupet dhe organizatat kanë të drejtë të kenë qëndrimet e tyre, kanë të drejtë t’i shpallin pa asnjë lloj kufizimi, por kur këtë e bëjnë institucionet që në Kushtetutën e vendit janë të depolitizuara, kjo lëvizje nuk mund të quhet ndryshe veçse lëvizja faqezi”.

Sipas kryeministrit, pas përfundimit të procesit të regjistrimit, shqiptarët do të kenë se me çfarë të krenohen. “Ky regjistrim është një pasqyrë e kristaltë e përpjekjes dhe arritjeve të mëdha të qeverisë në këto vite lirie”, tha kreu i qeverisë. Per regjistrimin ne pikat e fesë dhe etnisë ka shprehur rezerva të forta  sidomos  Komuniteti Mysliman dhe Aleanca Kuqezi, por regjistrimi eshte mbeshtetur fort nga qeverite e Tiranes dhe Athines dhe nga ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi Wolfarth.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. Faqezi jane ata qe e shesin detin tonë e jo ai qe i sulmon keta faqezi, pra rri drejte e zoti do ju mbroje e faqezijve do ua theje qafen…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button