Të shtëna armësh në Jarinje, serbët luftojnë me KFOR-in, disa të plagosur

Veriu i Kosovës

Sipas burimeve të Portalit nga tereni raportohet se është tensionuar situata në afërsi të vendkalimit kufitar të Jarinjës. Pak orë më parë në këtë vend janë dëgjuar edhe të shtëna armësh. Për pasojë janë regjistruar edhe disa të plagosur.

Trupat e KFOR-it kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë një grup serbësh që kundërshtonin mbylljen e rrugës alternative Kosovë-Serbi si dhe heqjen e barrikadave në afërsi të Jarinjes. Serbët kanë hedhur gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it të cilët më pas kanë përdorur gazin lotsjellës për të mbajtur nën kontroll situatën.

Njoftimet nga veriu bëjnë të ditur se situata vazhdon të mbetet e tensionuar ndërsa qindra serbë po qëndrojnë në afërsi të ushtarëve të KFOR-it që kanë arritur të heqin pjesërisht barrikadat në afërsi të portës 1 si dhe të mbyllin një rrugë alternative që lidh Kosovën me Serbinë.

Zëdhënësi i KFOR-it, Ralf Adamek në një deklaratë urgjente për shtyp tha se trupat paqeruajtëse do të vazhdojnë operacionin për mënjanimin e barrikadave nëse vlerësohet e nevojshme. Në kuadër të zhvillimeve më të fundit, edhe misioni i EULEX-it ka kërkuar që rrugët të lirohen për qarkullim.

Zëdhënësi i KFOR-it, Ralf Adamek, konfirmoi se gjatë aksionit të sotëm janë ndaluar 5 persona, të cilët i janë dorëzuar policisë së EULEX-it dhe pas marrjes në pyetje janë liruar.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button