Dështimi i shtatzanisë së Genc Pollo-s!

Genc Pollo

I mbarsur nga Athina zyrtare, ministri ynë i “Inovacionit dhe Teknologjisë”, z. Genc Pollo, dështoi! Bashkë me të dështoi në mënyrë të turpshme llafazanëria intrigante e qeverisë aktuale. Lajmin e këtij dështimi historik e bëri të ditur dhe e publikoi Gjykata Kushtetuese shqiptare. Përmes një vendimi me gjashtë vota shqiptarësh pro dhe dy vota “minoritarësh” kundër ( dje, dt 16 shtator 2011, ora 10.30 ) kjo gjykatë jashtëqiti, nga jurisprudenca shqiptare, si antikushtetues ligjin famoz të “censusit-pollo”. Ligj ky që, duke ju referuar jo vetëm denoncimit, të organizatave atdhetare jo qeveritare, si antikombëtar, por edhe guximit profesional të disa gjyqëtarve me në krye Nën/Kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë z. Kreshnik Spahiu, do të shkelte hapur kushtetutën, do të cënonte rëndë identitetin kombëtar, sovranitetin e Republikës së Shqipërisë madje do të shndërronte në nul, në një të ardhme të afërt, të Drejtat e Njeriut në Republikën Shqiptare të Nato-s.

Po çfarë ishte ky ligj dhe kujt i shërbente?

Së pari, regjistrimi etno-fetar, duke qenë nje proçes adminstrativo-civil, do të duhej të zhvillohej mbi këtë platformë organizimi pa qenë e nevojshme të shndërrohej tinëzisht , nga qeveria berisha, në proçes politik, madje edhe parlamentar. Aq më pak, ky regjistrim, nuk duhej të ishte siç vërtet u kthye, operacion, mirfilli, i hapur antikombëtar që do të kënaqte, sipa gjasave, orekset e disa rrymave ekstremiste antishqiptarve brenda apo përtej kufijve administrative të Republikës së Shqipërisë. Ky regjistrim, që në pamje të parë duket si hiçmosgjë, ishte projekt i detajuar e mirëlapsuar i një plani të tërë e afatgjat të urdhëruar nga linja Athinë-Beograd-Bukuresht. Të trija këto qendra jo shumë shqiptarodashëse me implementimin e këtij regjistrimi etno-fetar, në Republikën e Shqipërisë, do të festonin “vdekjen” e aspiratës shekullore të shqiptarve, Shqipërinë e Bashkuar. Si rrjedhojë, do të simulonin propagandën-fantashkencore të idesë, së vjetëruar tashmë, se kombi shqiptar nuk është asnjë gjë më shumë sesa një sajesë artificiale e përbërë nga gur themeli etnitë e krishtera greke, rumune dhe serbo-boshnjake. Aq e vërtetë është dëshira e tyre saqë respektivisht, Athina mbështet sot e kësaj dite pseudo-teorinë e “vorio-epirit” përmes pensioneve në jug të vendit, kishave të mbjella ku e ku si kërpudhat, varrezave të ushtarve grek brenda terrirorit administrative të Republikës së Shqipërisë etj etj, Beogradi flet e riflet për Kosovën si “zëmër të Serbisë”, kërkonë aneksimin e Mitrovicës së Veriut dhe, për më shumë, shkel me dhunë institucionalo-shtetërore të drejtat e shqiptarve autokton në Luginën e Preshevës e, së fundmi, Bukureshti që jo vetëm nuk e ka përzemër njohjen e shtetit të Ri të Kosovës, por na shfaqet me një tjetër teori, atë të ekzistencës numerike të etnisë rumune në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pra, kësaj fushate antishqiptare, që u udhëhoq nga këto tre shtete me në krye Athinën, nëse do ti bashkangjitej edhe regjistrimi sipas midesë së tyre, në nivel rajonal, në strukturat më të larta të BE apo dhe më gjerë, këto shtete do të mbillnin ligjërisht, të bazuar në shifra, numra , pse jo, dhe në dokumenta zyrtarë të shkruara e zeza mbi të bardhë, pseudoidenë se Republika e Shqipërisë Administrative është një shtet multietnik me shumicë të krishterë greke, serbe, rumune e me pakicë shqiptaro-musylmane. Si rrjedhojë, këto raporte apo shifra do të orientonin politikën tonë kombëtare në shërbim të interesave të vendeve respektive edhe pse me këto vende, dashur ose pa dashur, kemi konflikte interesash të kahershme.

Në këto kushte, nëse ky regjistrim etno-fetar bëhej realitet, në opinionin mbarë evropian do të pozicionoheshin, si pa pritur, dy rryma kundërshtare: nga njëra anë armata e krishterë serbo-greko-rumune e sajuar në formë dhe mënyrë virtual edhe pse defakto nga qytetar etnik shqiptar dhe nga tjetra një popull pakicë musylmanësh, jo autokton, madje kinse të importuar në Ballkan nga Turqia e madhe. Fakt për këtë krim, të ngelur në tentative, është edhe propagandimi serbo-greko-rumun se shqiptarët na rrezikojnë stabilitetin në rajon nëpërmjet idesë së ”Shqipërisë së Madhe” (lexo akademitë e tre vendeve respektive). Dhe, nëse nuk bindeni, në çka më sipër, merrni guximin të kundërshtoni përrallën se Turqia musylmane nuk meritoka, as përpara Greqisë e as përpara Rumanisë, të hyjë në Bashkimin Evropian. Gjepura! Turqia, j’ua them unë, nuk është futur në BE, madje Evropa është tallur me të, sepse ky vend ka një të “met” të madhe, sipas disave, është shtet musylman. Ky fakt prodhonë reaksion për Krishtërimin e Bashkuar Evropian i cili deri më sotë si defakto dhe dejuro e ka konstituar antarsinë e vet me kombe të besimit të krishterë ose degë të tij. Fatkeqësisht, sipas ideatorëve dhe projektuesve të kësaj Evrope, reaksioni që do të krijonte hyrja e Turqisë në BE do të kishte pasoja jo të vogla, sipas tyre, për planin afatgjat të krijimit të një Evrope të krishterë, kundërpeshë a ndoshta karshillëk ndaj alencave globale të shteteve me besim muslyman, në rritje e sipër. Ja pra pse Evropa hesht. Kështu që, nëse do të rikthehemi te problemi ynë si komb, ajo ç’ka bie ndesh me logjikën juridiko-historike, të drejtën Ndërkombëtare dhe atë të aspiratës së një populli autokton drejtë një bashkimi të pashmangshëm të tij në një shtet të vetëm, është çështje konflikti interesash, viktimë aleancash të ndotura e tendecioze me synim deri në asimilim të kombit tonë për krijimin artificial të një shteti multietnik shqiptar si dhe propagandimin e një opinioni të rrem mbarevropian se, shqiptarët janë pakicë, turq musylman, si pasojë, edhe rrezik permanent për BE, nesër.

Nëse donkishotët e Athinës, Beogradit dhe Bukureshtit do të arrinin këtë objektiv, edhe me ndihmën e Renegatve shqiptar, që hodhën në treg këtë palo regjistrim, nuk do kishte shans zgjidhja e problemit tragjik të Çamërisë, por as që do merrej në konsideratë. Pra, kur Greqia injoron problemin çam si dhe ekzistencën e mbi 2 milion e ca shqiptarve autokton në territorin e saj, madje synonë “Greqinë e Madhe” me fantazmën e “Vorio-Epirit”, Serbia nuk njeh Kosovën shtet të pavarur e, aq më tëpër, pretendonë “Serbinë e Madhe”, Rumania kërkonë të shumëshifrojë numrin e pakicave rumune në Shqipëri, a mund të pretendojnë shqiptarët se e drejta e tyre për të ruajtur identitetin kombëtar do të mbështetet nga këto shtete ? Për të qenë më koherent pyesim: regjistrimi i sajuar etno-fetar a mund të ishte në favor të shqiptarve ku sipas “census-it pollo” do të na dilnin më shumë serbo-greko-rumunë të krishterë sesa shqiptar shqiptarë pavarsisht besimit të tyre fetar ? Por përgjigja erdhi, këto ditë. Ajo ishte kushtetuese, ligjore, e moralshme e mbi të gjitha atdhetare. Në këto kushte, z. Pollo ju konfirmojmë me keqardhje se, ju keni dështuar ! Dështuat në sistemin arsimor, vite më parë kur ishit Ministër i Arsimit dhe Shkencës, ku me tekstet shkollore të klasës së IV-t e të XII-të, me gjithë përpjekjet tuaja të dëshpëruara, nuk arritët dot ta sillnit kufirin grek deri në Nartë (të Vlorës) dhe sot me “censusin-tuaj” e latë me kokëmënjanë Athinën sepse nuk ja dolët të fabrikonit ca vorio-epirotë në vendin tonë. O zoti Pollo, po më vjen vërtet keq për ju që brodhët “si cifutët në Mesëdhe” dhe nuk gjetët asnjë grek sepse nëse do të kishit ditur sekretin ( le të ngelet mes nesh) se grek nuk ka në Athinë e jo më në Shqipëri, nuk do ta kishit bër gjithë këtë shpenzim.

Jurist, Genc Llakaj

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button