Aleanca Kuq e Zi qytetarëve: Grisni formularin me pyetjet për kombësinë

“Aleanca Kuq e Zi”, ka protestuar sot në qytetin e Beratit për regjistrimin e popullsisë. AK ka kërkuar grisjen e pyetjeve për etninë dhe fenë në formularin e regjistrimit.
Kreshnik Spahiu, ka ritheksuar se “Aleanca Kuq e Zi”, është kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Gjatë fjalës së tij përpara banorëve të Beratit, ai është shprehur me tone të ashpra në lidhje me këtë regjistrim, duke e cilësuar si një nga vendimet më të këqija të marra në vendin tonë.

“Aleanca Kuq e Zi”, kanë deklaruar se formulari i regjistrimit ndez tensionet në komunitetet fetare. Po ashtu ata kanë kërkuar që qeveria të zbardhë bisedimet me Greqinë.

“Jemi pro regjistrimit por pa pyetje për etninë. Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Grisni pyetjet për etninë dhe fenë në formular. Berati është shembull i bashkëjetesës ndërfetare”, deklarojnë përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. Ore zoteri te Aleances, beni sikur nuk e kuptoni apo jeni dakord dhe ju qe te behet ky regjistrim. Ky regjistrim nuk duhet te behet fare sepse

    – do te behet mbi bazen e vetedeklarimit vetem per personat qe jane ne Shqiperi, duke lene jashte regjistrimit te gjithe emigrantet. Vetem ne familjen time te madhe kam 7 persona ne Amerike dhe vetem 3 jemi ne Shqiperi. Cfare regjistrimi do te jete atehere ky paloregjistrim.

    Ju duke ngulur kembe vetem tek etnia dhe feja lini jashte kete problem qe per mua eshte shume i rendesishem sepse ne kete menyre ulet numri i shqiptareve e keshtu ata do te nxjerrin me shume pakica per te ndryshuar etnine e ketij vendi.

    Pra nuk behet fjale vetem per regjistrimin mbi baza fetare e etnike. Pra nuk vlen grisja e ketij formulari, por te mos behet fare regjistrimi. Sepse duket qarte se ky regjistrim do te manipulohet dhe aq ju ben atyre se e grisem ne formularin. Gjeni menyren per ta cuar ceshtjen ne gjykate per te denoncuar faktin se votimi i ligjit eshte i paligjshem dhe pengoni fillimin e regjistrimit.

    E gradualisht te kerkohet komplet ndryshimi i procesures se regjistrimit dhe te hiqet feja e etnija dhe te perfshihen edhe emigrantet, ose te kemi te drejte ne qe jemi ne Shqiperi te plotesojme formularet e tyre. Si mund te leme jashte regjistrimit njerezit tane, more si nuk e ngrini kete problem xhanem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button