“Arifi-Pangalos do bisedojnë në shqip”

Pas reagimeve të mëdha disa ditë më parë në shtypin grek për festën e 20 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë apo vendosjes së statujës së Aleksandrit të Madh në Shkup, kritikat janë përqendruar tashmë tek  vizita e parë e një ministri te kabinetit Gruevski në Athinë, asaj të zëvendëskryeministres për çështjet europiane, Teuta Arifi e ftuar nga homologu i saj, Theodhoros Pangalos. 

Kjo për faktin se gazeta maqedonase në gjuhën shqipe, “Lajmi”, ka  pohuar se dy zëvendëskryeministrat do të komunikojnë në gjuhën shqipe,pasi shqipja është gjuha mëmë e të dy politikaneve.

Burime pranë zonjës Arifi kanë deklaruar se, biseda do të jetë në gjuhën e marrëveshjes, në gjuhën e vullnetit të mirë dhe nëse ajo gjuhë është gjuha shqipe, atëherë le të jetë ajo. Deklarata konsiderohet si provokim nga shtypi grek. 

Sipas gazetës greke ‘Proto Thema’ shumë media të Shqipërisë, Kosovës dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë përpiqen sistematikisht të paraqesin në mënyrë sfidante arvanitët e Greqisë si pjesë e diasporës shqiptare, duke cilësuar si shqiptarë midis të tjerëve edhe shumë heronj të revolucionit të 1821, si Marko Bocari etj.

Ende nuk ka një përgjigje për këtë deklaratë nga zyra e zvkryeminstrit grek.

Vizita e Arifit në Athinë bëhet me ftesë të zoti Pangalos pas një letre të saj, nëpërmjet së cilës kërkonte nga ai bashkëpunim në shenjë të marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore. Numri dy i qeverisë greke përvec  ftesës për një takim bilateral në dhjetor të këtij viti, është treguar i gatshëm të ofrojë edhe ndihmë teknike përsa i përket anëtarësimit të Shkupit në BE.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

3 Komentet

  1. kombëtarizimi dhe çkombëtarizimi është bër nëpërmjet pushtimit Pushtimi dëshirën e ka vënë në ligj dhe lidgi ka bër çkombëtarizimin
    Në shqipëri egzistojnë shumë turq një mas e madhe të cilët sot quhen shqipëtarë ,Ky quhet çkombësim Në epirin e pushtuar nga shqipëtar epirotast në mënirën demokratike tregojnë vehten mundohen që të mbrojnë dhe vëndin e tyre nga reziku i pushtimit shqipëtar siç është ligji 7501 rrëmbe të rrëmbejmë tokat etë tjerëve ashtu siç bënin turqit në ballkan bëni ju në epir

  2. Pangalos eshte politikani me i kompletuar ne Greqi .Ka thene qe arvanitet jane greke .Nuk i di arsyet por kjo eshte e vertete .Kohet e fundit emigrantet shqiptare ne Greqi po kontribojne ,shume,shume per kthimin e arvaniteve ne origjine .Z.Teuta ju lutem te kontriboni per financimin e veprimtarive te gjithanshme te arvaniteve,per nje radio e tv arvanit

  3. anonimus…dele ne siperfaqe ti, sikur bollanusi, perse fshihesh…?!nuk je ti ai qe mund te dokumentosh ckombetarizim, se dihet sheshit, se epirotet jane ckombetarizuar, dhe si Arvanites qe jane, tash kane ulur koken disa…per shkak te pabesis se te pareve te tyre….kam frike mos je nje nga ata ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button