Mbahet protesta “Stop Diskriminimit” të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës (FOTO/VIDEO)

Në qytetin e Preshevës me mijëra vetë morën pjesë në protestën paqësore gjithëpërfshirëse popullore me moton “Stop Diskriminimit” e organizuar nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe e mbështetur nga i gjithë spektri joqeveritarë në Luginë të Preshevës, OVL UÇPMB-së si dhe Këshilli për të drejtat e njeriut, me vendim të Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptar të të tre Komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Marshi protestues ashtu si ishte planifikuar ka nisur marshutën e saj para gjimnazit “Skenderbeu”, duke vazhduar drejt rrugës kryesore, për tu ndalur para zyrës së Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duke bërtitë parulla si “Boll Mo”, “Stop Diskriminimit”, duke vazhduar drejt qendrës së qytetit ku edhe u lexua propozim deklarata.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke iu nënshtruar një diskriminimi të pa parë si nga aspekti i qëndrimit të lirë si qytetarë në vendbanimet e të parëve, lirinë e plotë të qarkullimit, e drejta e identitetit kombëtarë, e drejta në arsim, e drejta në mbrojtje shëndetsore, e drejta për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, e drejta për zhvillim ekonimik dhe integrim në struktura ë larta të shoqërisë dhe shumë të tjera.
Le të alarmohet edhe këshilli i Europës, edhe parlamenti europian, por edhe shtetet e bashkuara të Amerikës se në Luginë të Preshevës vazhdon diskriminimi i shqiptarëve me metofa në ndryshme nga ana e qeverisë serbe.
Prandaj është koha që komuniteti ndërkombëtarë përfshirë edhe SHBA, Këshillin e Evropës dhe Parlamenti Evropian të inicojë tryezën e bisedimeve ndërmjet politikës shqiptare në Luginë të Preshevës dhe qeverisë serbe me qëllim të zgjidhjes afatgjate të problemeve të shqiptarëve në këto tri komuna.

Kërkesat që u parashtruan janë:
Të demilitarizohet plotësisht rajoni i Luginës së Preshevës nga xhandarmeria dhe ushtria serbe.

Të rikthehet zona tokësore e sigurisë e paraparë me marrëveshjen e Kumanovës.

Të mundësohet qarkullim i lirë i njerëzve dhe mallrave si dhe hapja e vendkalimeve në drejtim të Maqedonisë dhe Kosovës.

Të lejohet përdorimi i teksteve mësimore si dhe të vëhen në zbatim planprogramet mësimore unike të cilat mundësojnë ruajtjen e vlerave kombëtare dhe kulturore.

Të zgjidhet problemi i diplomave të Universiteve të Republikës së Kosovës si dhe të zgjidhet problem i arsimit të lartë në Luginën e Preshevës.

Të bëhen investime në shëndetsi me qëllim të ngritjes së avancimit të shëndetësisë në Luginë.

Të krijohen vende të reja të punës në institucionet shtetërore konform strukturës nacionale të popullatës në Luginë të Preshevës..

Të zgjidhet problemi i të drejtë së përdorimit të flamurit kombëtarë në Luginë të Preshevës sikurse që është zgjidhur ky problem në Maqedoni dhe Mal të zi.

Këtyre komunave ti kthehen gjykatat komunale me qëllim të afrimit të shërbimeve gjyqësore dhe administrative.

Ekskluzivisht nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”


Faqa jone për të gjithë fansat e saj ka publikuar për herë të parë fotografitë nga protesta drejtpërdrejtë.(Shiko fotot me poshte)


loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button