Korçë, Omonia kërcënon Bollanon: Grekë ka në gjithë Shqipërinë

Kreu i Omonia ne Korce, Naum Disho

Organizata Omonia, dega Korçë ka akuzuar sot ish-kryetarin e bashkisë së Himarës Vasil Bollano për “shkatërrim të minoritetit grek brenda një nate”. Debatet brenda organizatës progreke OMONIA duket se janë shkaktuar për shkak të censusit të popullsisë.
Kryetari i OMONIA-s në Korcë Naum Disho reagoi sot ashpër ndaj deklaratave të Vasil Bollanos i cili kishte pretenduar për probleme në ligjin e regjistrimit të popullsisë. Kryetari i OMONIA-s në Korçë, deklaroi se Bollano vendosi brenda një nate që të shkatërronte minoritetin e tij grek të Shqipërisë.
“Nuk ishte për ne suprizë për në kur pamë se z.Bollano brenda një nate vendosi të shkatërrojë minoritetin e tij grek të Shqipërisë, i cili gjithë këto vite shumë pak kanë ofruar. Ky zotëri akoma se ka kuptuar se helenizmi po punon këtu e shumë kohë përpara për këtë moment që ai është i ftuar të japë kontributin e tij në histori. Pretekste për papërputhshmëri të ligjit rreth regjistrimit të cilat në praktikë kanë shumë pak rëndësi përpiqet duke krijuar kaos dhe rrëmujë.
Disho i ka bërë thirrje dhe komunitetit grek në Shqipëri të marrin pjesë në regjistrim duke vetëdeklarojnë kombësinë e tyre. “Lojën e kujt luajnë. Kë duan të mashtrojnë. Ku pretendojnë se do bëjnë regjistrimin e tyre. Edhe nëse kjo gjë do të ishte e mundur të bëhej, cli zyrtar do të pranonte rezultatin. Ftojmë minoritetin etnik grek jo vetëm në Korcë, por në gjithë Shqipërinë të marrë pjesë në regjistrim dhe të deklarojë pa frikë dhe pa u menduar gjatë, origjinën e tyre greke”, është shprehur Disho.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

3 Komentet

  1. Nuk duhet te ju besohet ketyre gjasme konfilikte me bollanon apo ku di une se cfare, kjo qe po bejne gjoja kan mosmarrveshje eshte nje kal troje, duan te terheqin vemendjen,, mos ju besoni o njerez se po luajn teater per me arrit qellimin e tyre me e bere Shqiperin nje shtet multietnik..!!!

  2. Po ky ca te semes kerkon cobani i pabes,,,na paska dhe ne te gjith shqiperin grek, ik ore flliqsire njeri i shitur per 5 grosh ushttttttt mut muti 500 breza

  3. detyra e krietarit të omonjes është që të përputh ligjën e kërkesshmërisë dhe kritereve ligjore mbi kërkesën erregjistrimit të fesë dhe etnisë e cila i është mohuar dhe imohohet popullatës helene në vazhdën e pushtimeve otomane të terorizmit 45 të pushtetit hoxhë dhe sot të pseudemokratizimit demokratik shqipëtar z Bollano kundërshton masat e mara nga qeveria shqipëtare e cila kërcënon vetdeklarimin egrekëve të cilët nga kushtet e mësipërme kanë humb kombësin, çdo grek i shqipërisë duhet të dijë dhe të kupëtojë omonja dhe greqia luftojnë me qeverinë shqipëtare për të mbrojtë tëdrejtat eçdo greku në çdo cep të shqipërisë dhe jo vetëm në minoritet,Detyra e çdo greku është të deklarojë veten etij me gjith ndrishimet kohore që ka pësuar gjat pushtimeve dhe sundimeve që kanë kaluar, grekët e Epirit të shqipërisë mbrojnë vehten e vet nuk kërcënojnë ose sulmojnëndonjë, Aleanca kuq ezi është një organizatë teroriste e cila kërkon ti privojë të drejtat e grekërve në shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button