Maqedoni, grevë urie për padrejtësitë ndaj shqiptarëve

Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM) në Maqedoni filloi dje greva e organizuar për siç thuhet gjykimet e padrejta në Republikën e Maqedonisë.
Kjo u bë e ditur diten e djeshme nga kryetari i IGFM-së në Kumanovë, Idriz Sinani, i cili theksoi se në grevë kanë hyrë familjarë të personave që janë pjesë e gjykimeve të padrejta, dhe të gjithë të burgosurit tjerë nëpër burgjet e Maqedonisë, të cilët janë dënuar padrejtësisht me dhjetëra vite burg dhe burgim të përjetshëm. “Tani më një kohë të gjatë, IGFM-ja ka ngritur zërin për padrejtësitë e shumta që po u bëhen shqiptarëve të Maqedonisë me gjykime të padrejta. Kemi reaguar në të gjitha forumet e larta në vend dhe jashtë për këto padrejtësi, por fatkeqësisht deri më tani zëri jonë ka hasur në vesh të shurdhër. I kemi informuar edhe organet më të larta të drejtësisë ndërkombëtare, siç është Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg”, deklaroi Sinani.
IGFM kërkon lirimin e menjëhershëm të të burgosurve të Sopotit, Brodecit, Kumanovës, Gostivarit, Shkupit, Manastirit dhe të gjithë të burgosurve të pafajshëm që po mbahen në kazamatet e burgjeve të Maqedonisë si dhe të ndërpriten bastisjet e shtëpive të shqiptarëve dhe maltretimet me pretekst më banal që bëhen nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Rastet për të cilat protestohet me grevë urie, janë:
1. Rasti i Brodecit – ku njerëz të pafajshëm po mbahen në burg, kurse fajtorët në liri.
2. Rasti i Rexhail Qerimit nga fshati Opajë i Kumanovës, Agim Islamit nga fshati Rashçe e Shkupit, dhe Almir Derlanjin nga Shkupi të cilët më 30 prill 2010 u dënuan me burgim të përjetshëm për gjoja vrasjen e një pjesëtari të njësitit policor “Alfa”.
3. Rasti i Harun Aliut- i cili pasi u dënua me burg të përjetshëm u ekzekutua nga policia në mënyrë shumë misterioze e pa gjyq, si dhe dënimet me burgim të përjetshëm të Ismail Etemit dhe Bashkim Bajramit, lidhur me gjoja vrasjen e një polici në Shkup.
4. Dënimet me burg të përjetshëm të Nehad Sulejmanit dhe Suad Jusufit nga Shkupi, lidhur me një vrasje të kryer në cilësinë e hakmarrjes ndaj dy maqedonasve,
5. Rasti i Manastirit – ku dy vëllezërit Kleva u dënuan me nga 10-12 vjet pa kurrfarë provash.
6. Rasti i Sopotit – i cili tani ndodhet në rishqyrtim dhe presim lirimin e tyre të pafajshëm, duke kërkuar që për të dëmtuarit shteti të paguajë dëmshpërblim.
7. Rasti i Bajrush Sejdiut – në mesin e shumë rasteve ku biznesmenët e suksesshëm shqiptarë janë cak sulmi i organeve maqedonase.
8. Presioni ndaj medieve – sulmi i ashpër policor ndaj Tv A1 dhe tri gazetave të pronarit Velija Ramkovski, si dhe mbyllja e shumë mediave tjera private dhe largimi i gazetarëve nga puna.
9. Mosrregullimi i statusit të shqiptarëve pjesëmarrës në konfliktin luftarak të 2001-shit.
10.Diskriminimi në dhënien e shtetësisë së shqiptarëve të Maqedonisë, diskriminimi në arsim, kulturë, etj.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. Ne populli Shqipëtarë jemi lodhur nga vuajtjet torturat nëpër shekuj me radh po me sa e shohë un si student i shkencave politike ne Universitetin E Evropës Juglindore këto dukuri arrin që të na ndjekin edhe ne ditët e sotme, i lexova disa nga rrastet qe jan dhën në listën më sipër për burgosje të pafajshme,të gjitha rastet me brengosën aq shum sa me zor po shkruaja.Po e cekim rastin e Fshatit Brodec qe ishte nje ngjarje e dhunshme u vun në pranga njerëz të pafajshëm me varfëri të tejskajshme që pas burgosjes familjarët e tyre po vdesin edhe nga uria!Ku jan udhëheqsit tan? i kuptoj mirë konsensuset politike marveshjet politike me palen maqedonase, por jo aq shkall te lart te arij toleranca sa që të masakrohen njerzimi ne oborin e shtëpis vet! Me sa duket konflikti (lufta)e vitit 2001 nukë pati shum efkikasitet nuk jam kundër asaj se u bën disa reforma ku u lejua përdorim i simboleve shqiptare në vendet publike si flamuri kombëar përdorimi i gjuhës po nuk do të thot se me këto reforma kryhet gjithça.Në një shtet demokratikë si që është shteti i maqedonis të ndodhin këto dukuri çnjerëzore vrasje burgosje te pafajshme?!!!Tash po i bashkohem mendimit të një thënie jo të gjith e kan mirëprit demokracin! çfar demokracie e quani ju këtë? ju kisha lutur që të më jepni përgjigje, të dënohen me nga dhjet vite ose 15 vite burgosje pa pikën e fajit askush nuk ju del në ndihmë askush nuk guxon të hap gojën dhe të kërkoj të dal në dritë drejtësia. "nullum crimen nullum poene sine lege" nga latinishtja që do të thot nuk ka dënim pa bërë krimë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button