Absurde, prindi shqiptarë dhuroj organet e të birit të vrarë, grekët indiferent

“Në spitalin Universitar të Rios, Patër, Greqi, indiferentizmi kaloj çdo cak morali, injorance dhe mospërfillje. Kjo Greqi, gjoja Europiane dhe e ‘qytetëruar’ është shumë herë më e pa qytetëruar dhe e shpërfytyruar, si ideologjikisht edhe moralisht se sa ishte Shqipëria e dikurshme”, ishin këto fjalët e gazetarit grek i cili përshkroi këtë ngjarje, sa tragjike dhe humane të një shqiptari shpirtmadh e të qytetëruar, i cili dhe pse dhimbja e tij shpirtërore ishte e shumë e rënd, si pasoj e humbjes së djalit të tij 18 vjeçar aksidentalisht, ai arriti të gjej kurajën dhe fuqi për të dhuruar organet e djalit të tij, por indiferentizmi, racizmi, injoranca e përgjegjësve të spitalit universitar të Rios, është e pa precedent, pasi ata e refuzuan atë.

Ngjarja.
Një shqiptarë 18 vjeçar, Zakaria, u vra në një aksident automobilistik. Augustini, babai i tij, i cili punon në një fshat bregdetar, Shën Spoiridon (Ntouvas)

Një shqiptar 18 vjeçar, Zakaria, u vra në një aksident me makinë. Augustini dhe babai i tij, i cili punon në fshatin bregdetar të Agios SPIRIDON (Ntuvja) u lëshua mes dëshpërimi të tij, drejtë spitalit universitar të Rios, për të dhuruar organet e të birit të tij. Por aty, nuk ishte askush dhe askush nuk ‘ e vuri ujin në zjarr’, u interesua për të marrë në dorëzim organet e 18 vjeçarit të pa jetë, veç kësaj, përgjegjësit e spitalit u treguan naiv , indiferent ndaj këtij prindi shqiptarë shpirt madh…. Ata treguan injorancën e tyre…

Greku Dhimitër Danika, i cili është kritik arti, opinionist, gazetar, letrar etj, shkroi: “Emri i tij Zakaria.
Kështu e pagëzuan në Greqi, gjithmonë i gatshëm, optimist, i buzëqeshur dhe zor se i kishte mbushur të Tetmëdhjetat. Një ditë, tek po transferoja një pllakë mermeri, në formë ‘govate’ me makinën time, i them ashtu duke buzëqeshur “A mund të më ndihmosh të transportoj këtë gur gjigand?”. Menjëherë pa humbur kohë, thirri dhe të vëlla e tij dhe hop, pa hap e mbyllur sytë, ‘guri gjigand’ u gjend në shtëpin time, thash t’i ofroja 5 euro, për ndihmën e shpejt që më ofroi. Por, ai e quajti këtë gjë ofendim. Ai gjithmonë ishte i gatshëm, gjithmonë human, me të gjithë ishte i buzëqeshur dhe i gatshëm t’ju ofronte ndihmë, ashtu pa u marrë kurrfarë leku. O zot thash, njeri perëndie…
Ai një shqiptar! Ndërsa ne ‘Hellines’, me fëmijët tanë thashethemexhinj, grindavec, përtac, e më e keqja dembel e të papunë, tërë ditën me një ‘frape’ në dorë… Indiferent, të pa aftë, e të gjithë të depresionuar nga fermentimi dhe pasiguria. Armiqësor ndaj solidaritetit. Egoist dhe kurnac për të ofruar. Të më japësh, në do të japë. Gjithmonë të dyshimtë. Gjithmonë armiqësor. Gjithmonë jo mikpritës. Gjithmonë interesaxhinjë. Gjithmonë autistik.
Deri në momentin kur një lajmë hapi një vrimë në zemrën time. Djaloshi u vra në një nga ato aksidentet e pa kuptimta të këtij vendi të botës së tret (Ellinotritokosmika). U përlota, në çast, mu prenë gjunjët. Si përfundim, njerëzit r mirë gjithmonë vdesin të rinj, zoti i merr gjithën pranë vetes. Mendova kështu për të ngushëlluar veten time dhe dhimbjen që ndjeve. Por, vazhdimi akoma më tronditës. Babai i tij; Augustin e quajnë se është katolik, ndërsa në fshat e thërrasin Vangjel, ishte punëtor, një punëtorë që punonte ditë e natë për të fituar bukën e gojës por, Shpirt Gjerë, Krenar, i Drejt, i Zgjuar dhe Trim, Burrë me Vend, Tradita e Zakone, cili ishte kurdoherë i gatshëm për të ofruar ndihmën dhe bujarin e tij. Me njëherë, në panikun që e kishte kaptuar, shkoi drejt Spitalit Universitar të Rios, për të dhuruar organet e të birit të tij. Një gjest vërtet human, njerëzor dhe bujarie. Ashtu siç i shkon për shtat një njeriu të mirë e shpirt madh, një krijese të talentuar dhe unike. Por, veprim i gabuar! Askush nuk ishte për t’i marrë në dorëzim…
Kjo Greqi gjoja Europiane dhe e qytetëruar, është shumë herë më e pa qytetëruar dhe e shpërfytyruar, si ideologjikisht, edhe moralisht dhe është shndërruar më keq se një vend i kategorisë së tretë, më keq se Shqipëria e vjetër. Në të gjitha nivelet. Po jua them juve këtë gjë mor Grekër…. Ta dini! Se këtyre të bekuarave (Shqiptarëve) u kemi borxh gjithçka. Sepse i dashur, këto krijesa të përbuzura janë qytetërimi i vërtet Grek. Ahh mor Zakaria, të jesh i sigurt, se një ditë gjithçka këtyre këtu (grekëve) do ty bjer mbi shpinë, do të paguajnë borxhin e madh që ju kanë. Pa kufij, të gjithë njerëzit një ditë, pa dallim race, ngjyre apo besimi do të krijojnë një vend më të mirë me copëzat e zemrës dhe shpirtit tënd të bardh e të stërmadh”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button