Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Qeveria serbe vendos të mbledh tatim në Veriun e Kosovës

Në numrin e sotëm e përditshmja serbe “Politika” shkruan për vendimin e Beogradit që pas 12 vitesh ta kthejë veriun e Kosovës nën juridiksionin tatimor serb.

“Politika” shkruan se Qeveria e Serbisë në një mbledhje të mbajtur te premten ka vendosur që ta kthejë veriun e Kosovës në sistemin tatimor të Serbisë.

Në këtë mbledhje po ashtu është vendosur që të anulohet rregullorja rreth veprimeve doganore në pikat kontrolluese (referencë pikat 1 dhe 31) që do të thotë se tash e tutje Qeveria e Serbisë do të mbledhë TVSH-në edhe në veri.

Borislav Stefanoviç, në prononcim për Politika, ka thënë se “me këtë dëshmohet se veriu i Kosovës nuk është në duar të kriminelëve dhe se qytetarët e veriut të Kosovës janë të barabartë me bashkëqytetarët e tyre në Serbinë Qendrore”.

Siç dihet, ky vendim shkelë Rezolutën 1244, në të cilën thirret aq shpesh Beogradi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button