Athina zyrtare: Minoriteti grek, barometri mes Shqipërisë dhe Greqisë

Gregoris Delavekuras

Barometri në marrëdhëniet greko-shqiptare është gjendja e pakicave dhe mbrojtja e të drejtave të tyre. Kështu është shprehur publikisht, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Gregory Delavekouras, i pyetur nga gazetarët grekë lidhur me konkluzionet e vizitës së kryediplomatit Lambrinidis në vendin tonë gjatë javës që u mbyll. “Pala shqiptare e di shumë mirë sa rëndësi ka mbrojtja e të drejtave të pakicave”, tha ai, duke përmendur rëndësinë që paraqet minoriteti grek në vendin tonë për thellimin e marrdhënieve mes nesh.

“Ne shpresojmë që vërtet të mund të shohim progres në ecurinë e reformave të Shqipërisë, sepse kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për të, por edhe për Greqinë, fqinjin e Shqipërisë. Është e rëndësishme që Shqipëria të ecë përpara me këto reforma, pikërisht sepse ato përmbajnë elemente të rëndësishme edhe për minoritetin grek, elemente, që na interesojnë shumë, siç ju mund të kuptoni. Pala shqiptare është e vetëdijshme se barometri në marrëdhëniet greko-shqiptare është gjendja e pakicave dhe mbrojtja e të drejtave të tyre, e ne shpresojmë ta shohim këtë në kohën e ardhshme”, tha saktësisht ai.

Ndërsa lidhur me vizitën e Lambrinidis në Tiranë, ai u shpreh se “kjo ishte një iniciativë greke”.

“Ajo ishte një propozim i paraqitur nga Lambrinidis në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE në qershor. Të dy ministrat e Jashtëm, si ai i Greqisë dhe ai i Italisë, përcollën një mesazh shumë të fortë ndaj udhëheqjes politike dhe opinionit publik shqiptar. Ishte një mesazh pozitiv: Kjo Shqipëri mund të lëvizë përpara në rrugën e saj evropiane. Por në të njëjtën kohë kjo ishte një mesazh që theksoi përgjegjësitë që të gjithë kanë për Shqipërinë, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm: ecja përpara me reformat dhe zbatimi i dymbëdhjetë pikave të paraqitura nga Komisioni Evropian në mënyrë që procesi evropian i Shqipërisë mund të fillojnë të lëvizë përsëri”, shtoi Delavekouras.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button