Ilirida, paralajmërime për miting masiv në Shkup

SHKUP- Organizata joqeveritare shqiptare po shqyrtojnë mundësinë e nje mitingu masiv për shënimin e 20 vjetorit të Referendumit për Autonomi Politiko Territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni, apo i njohur si Referendumi për Iliridën.

Një nga aktivistët e OJQ-ve shqiptare deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se ideja vjen nga një grup studentësh, të cilët do të nxisin organizatat joqeveritare shqiptare për të mbajtur tubimin masiv në Shkup.

Është nevoja që edhe ne të festojmë diçka që na takon, që ky popull ka deklaruar dhe nuk duhet të heshtet. Ishte referendum popullor dhe jemi krenar si shqiptar që baballarët tanë paskan bërë diçka në këtë vend tonin. Ne duhet të rikujtojmë këtë sepse është pjesë e historisë sonë kombëtare, thekson aktivisti shqiptar për INA.

Por, studentët theksojnë se ky manifestim masiv sipas tyre, duhet të jetë një kundërpërgjigje për mitingun masiv të VMRO-DPMNE nën ombrellën qeveritare, që ishte një etnik dhe që u keqpërdor për përfitime politike dhe nacionaliste.

Referendumi për Autonominë Politiko- Territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni apo Ilirida u mbajt si kundërpërgjigje ndaj Referendumit për Maqedoninë së mëvetësuar, i cili u bojkotua atëkohë nga shqiptarët, për shkak të kushtetutës që ishte në disfavor dhe diskriminuese për shqiptarët.

Ideja këtyre ditëve pritet të vlerësohet edhe nga organizatat joqeveritare por edhe partitë politike shqiptare.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button