Greqia s’i lejon Turqisë të njëjtën gjë që ia kërkon Shqipërisë

Në një kohë kur zyrtarët grekë nuk humbasin asnjë rast për t’i rikujtuar Shqipërisë detyrimin për zbatimin e marrëveshjes detare për ujërat në Jon, ironia e fatit do që ta përballë indirekt Greqinë me të njëjtën situatë me fqinjin e tyre lindor, Turqinë. Prej disa javësh, është hapur një debat i madh deri në kërcënime për luftë midis Turqisë dhe Qipros pas vendimin të kësaj të fundit për të kërkuar gaz në ujërat ndërkombëtare në kufi më Turqinë. Në këto kushte, turqit paralajmëruan se do t’i kërkonin Republikës Veriore të Qipros (Qipro Turke) një marrëveshje për ndarjen e ujërave, nëse Qipro Greke nuk ndalonte fillimin e kërkimeve pa u konsultuar paraprakisht me ta. Në kuadër të këtyre paralajmërimeve, Turqia ka theksuar se do të ndjekë me kujdes çdo lëvizje të Qipros në ujërat kufitare midis dy shteteve, duke mos shmangur si mundësi edhe dërgimin e anijeve luftarake për ndalimin e kërkimeve nga ana e qeverisë së Nikosias. Kërkimet do të kryhen në anën e Qipros Turke duke shkaktuar edhe reagimin e qeverisë së kësaj pjesa të ishullit.

Një paralajmërim i tillë dy ditë më parë nga Ministria e Jashtme turke ka shkaktuar reagimin e ashpër të homologëve të tyre grekë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigoris Delavekouras dënoi ashpër një tentative të tillë nga ana e Turqisë duke theksuar se një marrëveshje e tillë nuk do të zbatohet nga grekët dhe do të cilësohet “nul”. “Qëllimi i Turqisë për arritjen e një marrëveshje për caktimin e kufijve të shelfit kontinental me Qipron e pushtuar shkel ligjin ndërkombëtar. Çdo marrëveshje e tillë do të jetë e pavlefshme. Ajo nuk mund të lidhet asnjëherë me të drejtën e sovrane të Qipros për të vazhduar shfrytëzimin e pasurive natyrore”,- ka theksuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke.

Qipro veriore është një shtet i njohur vetëm nga Turqia dhe reagimi i Greqisë vjen për këtë fakt. Megjithatë, një debat i tillë është mjaft i ndjeshëm edhe për Shqipërinë, e cila ndodhet prej disa vitesh nën presionin grek për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Greqia nga njëra anë kërkon me ngul zbatimin e një marrëveshje të hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe nga ana tjetër kundërshton arritjen e një marrëveshje të ngjashme midis Turqisë dhe Qipros Turke, të cilin ajo nuk e njeh si shtet.

Marrëveshja për shelfin kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë u nënshkrua dy vite më parë, por ajo u zhvlerësua nga Gjykata Kushtetuese pas gjykimit se ishte në dëm të vendit dhe e hartuar në shkelje të rregullave ndërkombëtare.

Si nisi problemi për gazin në Mesdhe

Debati për bregdetin ka nisur pas lajmërimit të Qipros për fillimin e kërkimit për gaz në zonën detare ku ndan me Turqinë. Për këtë, Qipro Greke ka kontaktuar kompaninë amerikane “Noble Energy”. Më të mësuar lajmin për fillimin e kërkimeve për gaz nga Qipro në kufijtë e saj, Turqia reagoi fuqishëm duke kërkuar ndalimin e tyre deri në arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe për shelfin kontinental. Madje, shqetësimi turk mbi këto lëvizje ka arritur deri aty sa të kërcënojë direkt Qipron për ndalimin e kërkimeve pasi në të kundërt “Turqia nuk do të bënte vëzhguesin” duke nënkuptuar edhe sulmin ushtarak. Nga ana tjetër, qeveria e Qipros së Veriut ka shpallur edhe nga ajo programin për kërkim gazi në të njëjtat zona ku kishte planifikuar të kërkonte Qipro Greke. Së fundmi, zyrtarët e Qipros Veriore kanë sugjeruar që kërkimet për gaz në Mesdhe të shtyhen deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të Qipros.

Mjaft ekspertë të fushës e shpjegojnë një lëvizje të tillë Nikosias me përplasjen Turqi-Izrael pas vrasjes së nëntë aktivistëve turq nga ana e forcave speciale izraelite gjatë tentativës së disa grupeve pro paqes për dërgimin e ndihmave në Gaza. Madje, sipas tyre qipriotët kanë zgjedhur me qëllim një kompani izraelito-amerikane për një presion më të madh politik ndaj Turqisë.

Greqia, kërkime për gaz në kufirin detar me Shqipërinë

Edhe pse pakti detar midis Shqipërisë dhe Greqisë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, fqinji ynë jugor ka filluar kërkimet për naftë në afërsi të kufirit detar me Shqipërinë. Lajmi i publikuar nga mediet greke u konfirmua disa ditë më parë edhe nga zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Sipas tyre, zona në të cilën po kërkojnë grekët nuk cenon pjesën shqiptare të detit. Megjithatë, një nismë thuajse e ngjashme nga ana e Qipros e mbështetur edhe nga Greqia në detin Mesdhe është duke shkaktuar reagimin e ashpër të Turqisë. Situate është acaruar aq shumë sa palët flasin edhe për luftë.

span class=”Apple-style-span” style=”font-family: Verdana,Arial,sans-serif; font-size: small;”>Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button