DEHUMANIZIMI I SHQIPTARËVE NGA INTELIGJENCIA SERBE‏

Xhelal Zejneli
Propaganda serbe në mënyrë sistematike i ka dehumanizuar shqiptarët, duke i paraqitur si qenie të cilat fare s’janë të aftë për ta qeverisur veten, pra si një lloj elementi që do të duhej shfarosur.

Por në anën tjetër, i lartësonte deri në shkallën që lejonte asimilimin e tyre.

Për inteligjencien raciste dhe ultranacionaliste serbomadhe, shqiptarët na dalin njerëz me bisht edhe në shekullin XX.

Mjeku, letrari dhe politikani serb, nga nëna – cincar (arumun), Kryetar i Këshillit të Ministrave Vladan Gjorgjeviq (1844-1930), i cili lindi në Beograd dhe vdiq në Baden afër Vjenës, nuk kishe kufi në nxirjen e shqiptarëve. Në librin e tij Arnauti i Velike Sile, Beograd, 1913, në faqet 47, 102, 113, 121 shkruan:

“Shqiptarët janë të rrëgjuar dhe shtatshkurtër, janë krijesa që posedojnë veti ciganësh (maxhupësh) dhe fenikasish. Ata të përkujtojnë njerëzit parakë (primitivë) të periudhës parahistorike, të cilët, nga frika prej bishave të egra, kanë fjetur nëpër drunj dhe për të mos u rrëzuar, me bishtat e tyre janë lidhur për degësh.

Ata janë trogloditë bashkëkohorë, njerëz që sot e kësaj dite banojnë nëpër shpella, me dhëmbë bishash të egra dhe jetojnë in Blutschand – të zvetënuar; janë gjaktrazues, ngase bëjnë marrëdhënie seksuale brenda gjinisë.

Mbi 70% e burrave shqiptarë vriten në gjakmarrje. Shumë nga këto zënka ndodhin për arsye se 50% e grave shqiptare, para martesës, nuk e ruajnë virgjërinë. Rrjedhimisht, pasojnë zgjidhjet e martesave, d.m.th. shkurorëzimet pas të cilave vijnë hakmarrjet. Meqenëse është turp të vdesësh në shtrat, burrat që nuk bien nga dora e burrave të tjerë, vdesin prej sëmundjeve që në Shqipëri janë të shpeshta, si: tifoja, influenca (gripi) dhe sëmundjet venerike.

Shqiptari ha vetëm bukë, përdor miell misri dhe qumësht.

Ai s’di për kripën, ndërkaq, kur te ndonjë udhëtar i huaj sheh sheqer, kujton se është dëborë”.

“Dhe tani – vazhdon ky autor – për këta njerëz, të cilët nuk dinë se ç’është kripa, dhe të cilët për sheqerin kujtojnë se është dëborë, dhe sot del ndokush e thotë se këta ditkan se ç’është atdheu dhe se do të kishin qenë të gatshëm për të dhënë edhe jetën për të”. (Ibid, f.104).

“Shqiptarët s’kanë histori, gjendja jetësore e tyre është anarkia dhe ata shumë lehtë e ndërrojnë fenë, ndonëse fanatizmi fetar është karakteristika më e theksuar e tyre”. (f. 29, 43, 46, 100).

Politikani, shtetari dhe publicisti serb, një nga themeluesit e partisë radikale në Serbi, pas Luftës së Parë Botërore – kryeministër i parë i Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene Stojan Protiq (1857-1923), në librin e vet të botuar me pseudonimin Balcanicus – Albanski problem, Srbija i Austro-Ugarska (Çështja shqiptare, Serbia dhe Austro-Hungaria), Beograd, 1913, f. 30, 64, shkruante:

“Shqiptarët janë hazërxhinj keqbërës, të aftë vetëm për atë lloj lirie që ekziston në viset e shkreta”.

“Hordhia e bastardëve shqiptarë vjen rrëmbyeshëm si një lum vërshues dhe derdhet në zonat e kultivuara dhe të civilizuara. Këtë lum vërshues duhet kthyer në shtratin e tij të natyrshëm, pra në malet e zeza dhe shkëmbore”.

Në këtë frymë për shqiptarët kanë shkruar edhe pseudoakademikët sllavo-maqedonas, duke i quajtur në të ashtuquajturën enciklopedi të tyre njerëz mali.

Letrari serb, Prof. Grigorije Bozhoviq (1880-1945), në punimin Kačaci (Kaçakët), Vëllimi 7 (1920), Nr. 13-14, f. 561, Beograd, si provë se shqiptarët na qenkan të ligë, thekson traditën zakonore të tyre, që i mbron të dobëtit dhe që ka përcaktuar rregulla të përpiktë të luftës dhe të mikpritjes:

“…këto tradita apo zakone të Dukagjinit (e drejta zakonore shqiptare), që ia kanë krijuar shqiptarit vetëdijen juridike dhe fuqishëm kanë ndikuar në formimin e mentalitetit të tij, i kanë dhënë një mundësi djallëzore që, nga pikëpamja e së drejtës, plaçkitjen, vjedhjen, hajninë dhe vërsuljen ndaj të afërmit t’i konsiderojë jo vetëm si diçka e lejueshme, por edhe si diçka që nuk e cenon nderin”.

Shkrimtari, politikani dhe gazetari nacionalist serb Jasha Tomiq (1856-1922), studioi mjekësinë dhe letërsinë në Vjenë dhe në Paris. Lufta politike e largoi nga studimet. Ishte një ndër serbët më autoritativë të Kuvendit Popullor të Serbisë, udhëheqës i radikalëve serbë nga Vojvodina. Në librin e tij Rat u Albaniji i pod Skadrom 1912 i 1913, (Lufta në Shqipëri dhe rreth Shkodrës 1912 dhe 1913), Novi-Sad, 1913, në faqen 33, midis tjerash flet për një erë të keqe mushke që paska ndjerë në odat e zbrazëta të grave shqiptare.

Në vazhdim të këtij libri ai shkruan:

“Kur disa diplomatë evropianë filluan të flasin se shqiptarët kanë nevojë të jashtëzakonshme për detin, shumë shqiptarë s’i kuptonin dot dhe habiteshin me fjalët e tyre, ashtu siç do të habitej pata në oborr, kur do të orvateshin për ta bindur, se ajo në asnjë mënyrë nuk mund të jetojë pa krahët e saj”.

Me këto propaganda çnjerëzore, u thur legjenda për shqiptarët si gjakpirës. Shkrimet dhe botimet me përmbajtje dehumanizuese ndaj shqiptarëve filluan të botohen sidomos në kohën e luftërave ballkanike, në prag të Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe u përkthyen edhe në gjuhë të huaja.

Për paradoks, “shkencëtarët” serbë të dy dekadave të para të shekullit XX flasin edhe për asimilimin e serbëve nga ana e shqiptarëve në Kosovë apo siç e quanin ata Stara Srbija (Serbia e Vjetër) në periudha të caktuara.

Logjika e të menduarit të këtillë ishte në kundërshti të plotë me vlerësimet për inferioritetin e shqiptarëve.

Historiani, gjeografi, etnologu, hulumtuesi në terren, sidomos në rajonet e “Stara Serbisë” (Kosovës) dhe të “Juzhna Srbisë” (Serbisë Jugore, d.m.th. Maqedonisë), Jovan Haxhi-Vasileviq (1866-1948) studioi historinë në Fakultetin filologjik të Universitetit të Beogradit, doktoroi në Vjenë më 1898. Në punimin e tij Kumanovska oblast (Rajoni i Kumanovës), Vëllimi 2 botuar në Južna Srbija: Istorijska, etnografska i politička istraživanja, Beograd, 1909, f. 186, paraqiti pikëpamjet e përgjithshme për gjoja përhapjen e arnautashëve (serbëve të shqiptarizuar). Sipas tij:

“…shqiptarët grabisin tokën, pasuritë dhe bagëtinë; i grabisin edhe vajzat serbe dhe me dhunë i kthejnë në muhamedanë; njëherazi vrasin serbë”.

Sipas këtyre “studiuesve” serbë të fillimit të shekullit XX, shqiptarët s’kanë pasur kombësi. Nacionalizmi i tyre është produkt i intrigave austriake dhe italiane.

* * *

Dehumanizimin e racës shqiptare që e filluan akademikët dhe politikanët serbë në fillim të shekullit XX, përkatësisht në prag të luftërave ballkanike, e vazhduan akademikët dhe politikanët serbë gjatë tërë shekullit XX, për ta përmbyllur në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XXI Dobrica Qosiqi. Paroksizmi antishqiptar i serbëve të fillimit të shekullit XX vazhdon me stereotipe raciste të rreme deri në ditët tona.

Stërgjysh i së keqes sot, për brezat e ardhshëm, mëton të jetë akademiku dhe shkrimtari serb Dobrica Qosiq (1921) – romancier, eseist, teoricien politik dhe kombëtar, anëtar i rregullt i ASSHA (SANU), deputet i Kuvendit të Serbisë dhe i Kuvendit Jugosllavisë prej vitit 1945 deri në vitin 1957. Në vitet 1992-93 – kryetar i RF të Jugosllavisë. E kanë quajtur baba të kombit serb. Nuk është hartues i drejtpërdrejtë i Memorandumit të Akademisë serbe që doli si një libër anonim në janar të vitit 1986, por është shpirtdhënësi kryesor i tij. Është ati shpirtëror i “çështje kombëtare serbe” – kësaj murtaje të zezë të Ballkanit. Është në lidhje miqësore me akademikun Lubomir Tadiq – babanë e kryetarit të Serbisë – Boris Tadiqit. Tash e 30 vjet, punon për panserbizëm. Ndoqi shkollën e mesme bujqësore. Pas luftës kreu një shkollë politike si shumë komunistë dhe partizanë të Titos. E kanë quajtur edhe intelektual oportunist, për arsye se ka qenë i afërt me Titon, me Millosheviqin, me Koshtunicën dhe tani me Tadiqin.

Në vitin 2008 botoi librin më të ri Historia personale e një epoke 6, Koha e gjarpinjve (Vreme zmija), 1999-2000, botues Službeni glasnik, Beograd, 2008, numri i faqeve 272.

Shënimet e tij në formë ditari, të përmbledhura në librin Shënime të shkrimtarit (Piščevi zapisi) Libri 6, mbajnë nëntitullin Koha e gjarpinjve – Lufta e vogël botërore kundër Serbisë. Shënimet i ka mbajtur gjatë bombardimeve të NATO-s, prej 21 marsit të viti 1999 deri më 1 janar të vitit 2000.

Në librin e sipërthënë, ndaj shqiptarëve përdor gjuhën e urrejtjes dhe mbjell urrejtje kombëtare e racore. Në faqen 211 të librit Koha e gjarpinjve, midis tjerash për shqiptarët thotë:

“Kjo fundërrinë sociale, politike dhe morale e Ballkanit barbar tribal vendos miqësi me Amerikën dhe me Unionin Evropian kundër popullit më demokrat, më të qytetëruar dhe më të arsimuar të Ballkanit – popullit serb”.

* * *

Kjo nuk është gjuhë e urrejtjes, por mohim i plotë i vlerave njerëzore të një populli të tërë – popullit shqiptar.

Ky dehumanizim i qenies shqiptare nga ana e inteligjencies serbe, ka pasur një qëllim të vetëm – pushtimin e trojeve etnike shqiptare, duke shtuar se:

“Shqiptarët, duke qenë barbarë, primitivë dhe malokë nuk kanë nevojë për shtet. Duke qenë të tillë, shqiptarët as janë adhurues të shtetit, as posedojnë kapacitet shtetndërtues dhe shtetformues”.

Shkrimtari kroat Miroslav Krlezha (1893-1981) në punimin e tij Për flamujt e vetëm të kohës sonë (O jedinim zastavama našeg vremema) të botuar në Deset krvavi godina i drugih političkih eseji, Vëllimi 14-15 Sabranih djela, Zagreb, 1957, f. 413, sulmon ashpër teoritë e së drejtës historike të serbëve ndaj “viseve jugore”.

Dehumanizimi i shqiptarëve në “shkencën” e akademikëve serbë të fillimit të shekullit XX, u përcoll edhe me masakra ndaj tyre. Një prej masakrave të ndodhura në verilindje të Shqipërisë (zona e Lumës) është paraqitur edhe në raportin e Carnegy Endovment për Paqen Ndërkombëtare. Në të pasqyrohen fragmente të golgotës shqiptare:

“Shtëpi dhe fshatra të tëra janë bërë shkrumb, popullsia e paarmatosur dhe e pafajshme është masakruar en masse, dhunë e paparë, plaçkitje dhe mizori të çfarëdo lloji – të tilla ishin mjetet që i përdori dhe që është duke i përdorur soldateska serbo-malazeze, për ta ndryshuar karakterin etnik të këtyre viseve të banuar me shqiptarë”. Carnegy Endowment for International Peace, Report of the International Commission to Inquire into the Causes of the Balcan Wars; Washington D.C., 1914, f. 151.

Banorët e atyre fshatrave ishin larguar paraprakisht për t’iu shmangur sulmuesve të soldateskës serbo-malazeze, të cilët i digjnin shtëpitë e braktisura. (f. 151 i të njëjtit dokument). Në shtator 1913 kryengritja e shqiptarëve në Kosovë u shua në gjak. Pushteti në Serbi dhe në Maqedoni, çdo veprim apo sjellje rebeluese e ndëshkon me vdekje (f. 160-162). Pasi u vendos “paqja”, Beogradi i dërgoi kolonët e parë serbë dhe malazezë për të zaptuar toka të reja.

Nga shkrimet e lartpërmendura të inteligjencies serbe të fillimit të shekullit XX, do të lindin paragjykimet dhe stereotipet antishqiptare gjatë tërë shekullit XX. Sipas serbëve, shqiptarët në Beograd mund të ishin: hamaj të mirë nëpër stacionet hekurudhore, sharrëxhinj, druprerës, punëtorë krahu, punëtorë ngarkim-shkarkimi, pastrues rrugësh, mihës kanalesh, shitës devizash nëpër rrugë.

Koha e tregoi të kundërtën. Ideologjia antihistorike serbe dështoi. Shqiptarët ndërkaq, morën rrugën drejt Perëndimit dhe ja ku janë – më të fortë se kurrë. Është rast i rrallë në historinë e botës që inteligjencia e një populli fqinj të përhapë një propagandë kaq antinjerëzore ndaj fqinjëve të tyre. Si mund të bashkëjetonin këta dy popuj pas gjithë këtij irracionalizmi?! Populli serb dhe inteligjencia e tij duhet t’u kërkojnë falje shqiptarëve.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

2 Komentet

  1. duam sduam nja ca nga keto jane te verteta ../ si per shembull qe jemi te shkurter ose vrasim njeri tjetrin ose qe nderojme fene ,. ne greqi te tere muslymanet kane nderuar fen ,,?///?

  2. Kur kombi shqiptar , ketu e mijra vjet ne keto troje, me qyteterimin dhe heronjte e tij, shkruante faqe te ndritura ne thesarin e kultures boterore, sllavet me lesh dhe barkthate, ushqeheshin se bashku me minjte e qente e eger, duke ngrene mutin e njeri-tjetrit, ne shkretetirat e akullta ku kishin fatin e tyre te zgjebosur.Raca jone ndertoi Dodonen, Athinen dhe Sparten, polli heronj si Akili,Agamemnoni,Enea,Alesandri i Madh,Pirro,Skenderbeu,Napoleoni dhe Garibaldi.Po ato zvarranike aziatike, çfare i kane dhene botes, leshte e tyre te palare e te katramosur?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button