Tetovë, AK: Tekstet shkollore fyerje për identitetin shqiptar

Aleanca Kuq e Zi, dega Maqedoni ka reaguar për tekstet shkollore në kete shtet duke u shprehur se deformimet historike po fyejnë identitetin kombëtar shqiptar.

Valon Kurtishi nga Tetova u shpreh se në tekstet ku informohen si fëmijët e shqiptarëve dhe maqedonasve e pakicave të tjera në Maqedoni ka gabime dhe deformime historike që fyejnë rëndë identitetin kombëtar.
“Aleanca Kuq e Zi dënon ashpër shtrembërimet historike dhe fyerjet që i bëhen komunitetin shqiptar, kulturës, trashëgimisë dhe gjithë asaj që përbën identitet nacional të tij, në librin shkollor të klasës së VI. Në këto tekste kosiderohet që “Ilirët kanë qenë kusarë”- thuhet në deklaratë.

Aleanca Kuq e Zi kërkon që Komisoni Nacional i ish Repuplikës Jugosllave të Maqedonisë sa më shpejtë të përmirësojë gabimet e qëllimshmë në këtë libër si dhe dorëheqjen e menjëhershme të z.Zoran Radiq nga posti i kryetarit të Komisionit Nacional për Librat Shkollorë.

Aleanca Kuq e Zi kërkon që gabimet e këtij lloji të mos përsëriten më në të ardhmen, kurse autorët e tyre të përgjigjen përpara organeve kompetente.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button