Eliza Dushku shkrim në median amerikane: Vizitoni Shipërinë time!

”HUFFINGTON POST” – Eliza Dushku – Duke qenë se kam patur mundësinë të udhëtoj në të gjithë botën gjatë jetës sime, kam qenë në një numër të madh vendesh të mrekullueshme. Pasi kam vizituar 15 qytete unike, në udhëtim tim të fundit në Shqipëri (dhe marrjes së nënshtetësisë), dua të ndaj me ju eksperiencën time me “Lonely Planet’s Travel Destination of 2011″.

Unë jam një shqiptaro-daneze-amerikane nga Bostoni. Ata që më njohin e dinë sa krenare jam unë për Bostonin, sidoqoftë kam qenë gjithmonë e magjepsur nga atdheu im ”jetim”, për të cilin zor se është folur ndonjëherë.

Babai im, Philip, u rrit në një komunitet multikultural në Boston nga prindërit e tij George dhe Villërmini Dushku, të cilët erdhën në Amerikë me varkë nga ky vend i vogël i Ballkanit në vitin 1920.
Nuk i kam njohur kurrë gjyshërit e mi. Ata vdiqën para se unë të lindja. Nuk kam patur kurrë ndjenja të forta në fillim për Shqipërinë apo qytetin tim Korçën, prej nga erdhën të mitë, ndjenja që erdhën e u rritën me mua. Ja historia..

Kur fillova të tërheq vëmendjen në karrierën time si aktore, shqiptarët filluan menjëherë të thonë se ”një shqiptare!” po hynte në show-n botëror… e rrallë, nuk isha as Belushi! Më herët, dikush rreth shtëpisë sime tha me zë të fortë, ”Ej po ti je shqiptare”!

Dhe njëherë tjetër familja ime shkoi për të parë një film italo-shqiptar “Amerika”. Kur kamera fokusoi mbi kuvertë një grup emigrantësh shqiptarë, unë pashë në fytyrat e tyre shumë prej babait tim, vëllait dhe vetes sime.

Ftesa ime e parë për të udhëtuar në Shqipëri erdhi në vitin 2004, kur unë u njoha me një prej fotografëve më të mirë Fadil Berisha, gjatë kohës kur jepja shfaqje në Broadway. Fadili, është fotografi zyrtar i Rolex, Miss Universe dhe Miss USA. Ka punuar për “Elle”, “Vogue”, “Mademoiselle”, etj., dhe është shumë i famshëm tek shqiptarët për punën e tij.

Ai më tregoi për gjyshërit e mi. ”Toka mëmë” po më thërriste. Isha bërë në një farë mënyre një heroinë kombëtare dhe donte të më dërgonte në ”shtëpi” për vizitë. Babai im dhe dy vëllezërit, mbetëm të mallëngjyer nga udhëtimi ynë i parë drejt Shqipërisë.

Unë kam parë shumë pak vende të bukura si Shqipëria, e lokalizuar në Adriatik dhe detin Jon, një vend që “Lonely Planet” e vuri në 10-tëshen për t’u vizituar gjatë vitit 2011, por është gjithashtu e njohur për izolimin krenar gjatë periudhës komuniste. Mora rrugën, ndjeva diçka më të thellë se një kureshtje të thjeshtë për atë vend.

Doja “ta kuptoja” Shqipërinë. Në një farë mënyre të merrja dhe të ndaja këtë eksperiencë me pjesën tjetër të botës. Ideja për një film dokumentar për Shqipërinë, për promovimin e turizmit, u hodh nga Fadil Berisha, vëllai im Nate Dushku dhe unë. Në fillim ideja ishte për film. Duhej bërë! Ishte si një punë dashurie. Do ta quanim “Love Letter to Albania” (Letra dashurie Shqipërisë).

Kujt ia mori mendja se unë do të kthesha në shtëpi me një nënshtetësi të dyfishtë. Tani, që kujtoj javët e kaluara atje, ndjehem pak budallaqe, që mendova se do ta kuptoja Shqipërinë në kaq pak kohë. Unë vetëm mund të filloj të shpjegoj diversitetin që gjeta kur pashë plazhet e mrekullueshme, malet dhe fshatrat fantastike, secila me historinë e saj qindravjeçare.

Është një aventurë që po e zbuloj dhe kuptoj. Unë mund të kthehem shumë herë dhe ende ndjehem shumë superficiale të pohoj se unë i njoh shqiptarët. Dikush mund të thotë të njëjtën gjë për Italinë, Greqinë, Kroacinë, për historitë e tyre të çmuara dhe ende paraqesin thesare të tjera mjaft të shkëlqyera.
Mund të fillojnë me një tour me anije që ndalon në portet e shumë ishujve, të njohura për rërën e zezë të plazheve ose vullkanet – por nëse e zgjat qëndrimin në ato vende, zbulon kuptime të reja dhe të fuqishme.
Kur isha e vogël, gjatë udhëtimit tim të parë në Greqi, u zgjuam në një fshat të vogël dhe ecëm përgjatë rrugëve për të gjetur një mëngjesore, pa e ditur se kishim fyer rëndë shtëpinë që na priste, sepse zgjodhëm një restorant në qoshen e gabuar.

Padashur hymë në mosmarrëveshje që na ktheu prapa në periudhën e luftës ndërmjet fashistëve dhe komunistëve. Kur i pyetëm sesi e gjitha kjo kishte mundësi të ndodhte, miqtë tanë na thanë se kjo për ta ishte sikur të kishte ndodhur dje.

Turistë të verbër? Një mësim që më erdhi sapo vura këmbën në shkëmbinjtë dhe pashë një rrënojë brenda një mali. E dija që atje kishte histori që duheshin zbuluar, nëse do të gjeja njerëzit e duhur që të ma tregonin. Ishim të vendosur të bënim dokumentarin tonë mbi Shqipërinë, me shkëlqim, stil, plot ngjyra dhe kinematografik.

Projekti do të përfshinte personalitete, pamje mahnitëse, aspekte kulturore si ushqimi, moda, sporti, jeta e natës gjithçka mbi zakonet shqiptare, mjedisin socio-ekonomik dhe çështje politike me të cilat vendi po përballet.

Pasi u harruam pas qytetit dhe fshatit, duke marrë rreze dielli në natyrë dhe duke u ushqyer me energji dhe vitalitetin e shqiptarëve, mundëm të shijonim dhe dyqanet sexy, gjithsesi donim akoma. Sulmuam jetën e kryeqendrës Tiranë dhe qytetet bregdetare, ishujt e rivierës shqiptare dhe udhëtuam për në fshatrat e Alpeve, afër kufirit me Maqedoninë dhe më pas shkuam në Prishtinë. Qyteti i ri i Kosovës, e banuar kryesisht nga shqiptarë.

Shoqëruesit e mi ishin im vëlla Nate, i dashuri im Rick Fox, tre amerikanë dhe një numër i madh kameramanësh shqiptarë, truproja dhe ndihmësa.

Fatmirësisht guida jonë qe Fadil Berisha, i cili ndihmoi si ndërmjetës me institutet qeveritare, median dhe rrjetet sociale në vend. Ne ndaluam në 15 qytete, në çdo vend shijuam dhe ende më shumë patëm uri për ta parë përsëri.
“Të futet nën lëkurë” Shqipëria ime, të futet më shpejt nga sa ndenja unë atje. Sa më shpesh shkoj aq më shumë kuptoj se pjesa më e madhe e tyre janë të mbushura me mistere të Antikitetit që kërkon më tepër dije dhe studim. Ndjeva diçka krejt ndryshe në këtë udhëtim në “shtëpi”. Pas bisedave të panumërta me njerëz të hapur dhe të apasionuar, që ndjejnë lidhje të fortë me Shqipërinë, për herë të parë e dija si ”ndjeheshe shqiptar”.

Kur u ftova për të marrë nënshtetësinë honorare shqiptare, u ndjeva e nderuar që munda ta pranoj këtë dhuratë. Unë mbaj gjithashtu dhe nënshtetësinë time amerikane, sepse është dhe kjo pjesë e imja, por më 17 gusht 2011, Eliza Patricia Dushku, ishte një shqiptaro-amerikane.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button