Shkup, në histori Ilirët etiketohen si jo parardhës të shqiptarëve

Komisioni Nacional për librat shkollor ne Shkup ka bllokuar nxjerrjen në dritë të librit shkollor të klasës së gjashtë për shkak të përmbajtjes mohuese dhe fyese për origjinën e shqiptarëve.

Problemi ka shpërthyer pasi që në punimet e historisë së periudhës p.e.s, ilirët thuhet se kanë qenë popull kusarësh dhe se ky fis nuk njihen si paraardhës të shqiptarëve.

Anëtarët shqiptarë të Komisionit Nacional kanë reaguar dhe kanë bllokuar punimet për hartimin e librit që duhej të jetë i gatshëm për nxënësit e klasës së gjashtë në shkollat fillore që nga fillimi i këtij viti shkollor, bën të ditur agjencia e lajmeve INA.

Kurse anëtarët maqedonas nuk kanë pranuar që ilirët të njihen si paraardhës të shqiptarëve, dhe se kanë kërkuar që ata të njihen si popull kusarësh.

Lidhur me problemin krijuar janë informuar edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev dhe zëvendësministri Safet Neziri, mirëpo ata kanë paralajmëruar se do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, duke u bazuar në fakte historike.

Zoran Radic, kryetari i Komisionit Nacional për librat shkollor është një nga kundërshtarët e historisë shqiptare.

“Anëtarët shqiptarë kanë vërejtje se përse nuk nënvizohet se ilirët ishin fis shqiptarë, por unë pyes se ku shkruan kjo në histori ? Gjithashtu kanë vërejtje se përse është shkruar se ilirët kanë qenë kusarë. Por, më thuani se cili vend që ka dalje në det nuk ka pasur kusarë?”, ka theksuar për gazetën “Utrinski”, Zoran Radic, duke theksuar se problemi duhet të zgjidhet në instanca më të larta.

Anëtarët shqiptarë janë të mendimit se kryetari i këtij komisioni të lartë që i takon komunitet serb duhet të shkarkohet nga detyra nga mosnjohja e gjërave elementare të lëndës apo për veprimet tendencioze.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. " The ALBANIAN language is the language of the ancient ILLYRIANS "
    – Gotfried Wilhelm Leibnitz [ 1646 – 1717 ]
    Shqiptaret dhe gjuha e tyre jane me te vjetrit ne Europe.Gjuha jone eshte origjina e gjuheve europiane dhe raca shqiptare eshte pikenisja fillestare e races se bardhe njerezore. Persa i perket sllaveve -endacake[ me qendrim te perkohshem ne ILIRIDEN [Amaldhia ] shqiptare, duhet ta dine se jane nje mix-milet me kurrikulum : pa histori, kulture, elite dhe identitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button