Imami i Elbasanit gjatë faljes së Bajramit: Të rishikohet regjistrimi i popullsisë
Imami i Elbasanit Bledar Haxhiu i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë projektligjin për regjistrimin e popullsisë.
Gjatë faljes së mëngjesit me rastin e ditës së Fiter Bajramit, imami i Elbasanit foli para besimtarëve ku pasi u uroi paqe e harmoni, drejtoi disa apele për qeverinë.
“I bëj thirrje qeverisë shqiptare të rishikojë projektligjet e saj për regjistrimine popullsisë, dhe të mos bjerë pre e dashakeqësve ndaj shqiptarëve, të mos bjerë pre e interesave të vogla”, tha Imami Bledar Haxhiu.
Ai theksoi se sa më i lartë të jetë pushteti për një njeri aq më e lartë është dhe llogaridhënia e përgjegjësia e tij. Imami i Elbasanit kërkoi gjithashtu vendosjen e drejtësisë edhe për pronat e myslimanëve.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”