Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Keni pyetur ndonjehere veten pse duhet te pime uje Grek apo Italian, kur Shqiperia eshte nje vend i pasur me uje dhe te mire???

A e dini qe shpesh uji qe pini ne shishe eshte me i ndotur se ai i çezmes?

A e dini se shpesh ne shishet e ujit qe i paguajem shtrenjte nuk ka uje burimi por thjesht uje çezme?

Atehere pse duhet te blej nje shishe plastike te bushur me uje??

Per ti bere dem vetes dhe per te pasuruar prodhuesit e Plastikes.
A e dini qe Frimat me te medha te prodhimit te ujit jane ato qe prodhojne shishe plastike????
Pra eshte nje biznes per te shitur me shume shishet sesa ujin!!!
Nje shishe plastike i kushton prodhuesit me pak se 2 Lek!!!
Ndersa ne e paguajme me shume se 50 leke.
PSE?
Firmat prodhuese te ujit siç ka ndodhur ne Gjirokaster ku u be edhe nje beteje midis fshatareve dhe Policise, zaptojne burimet e fshatrave per interesat e tyre dhe fshataret duhet te paguajne me para ujin e burimit qe e kishin falas.
Uji eshte i te gjitheve dhe nuk mund te monopolizohet.
Skandali me i madhe eshte kostoja e Ujit te ambalazhuar ne Shqiperi.
Kushton sa nje shishe qumesht, kur kostoja e tij siç ju shkrova me larte eshte shume e ulet, ndersa qumeshti prodhohet me shume sakrifica dhe te vjen ne shtepi nga Fshatari.

Keni pyetur ndonjehere veten pse duhet te pime uje Grek apo Italian, kur Shqiperia eshte nje vend i pasur me uje dhe te mire??
Biznesi i vertete jane shishet Plastike e jo uji.
Pra ne blejme mbeturinat!!
Nderkohe qe te njejta Firma ne Greqi jane te detyruara te paguajne nje takse shume te larte jo vetem per prodhimin e ujit, por per riciklimin e Plastikes qe eshte nje kosto qe bie mbi kurrizin tone.

Skandali vazhdon….
Jo vetem qe marrin mbeturinat nga Greqia, por firmat Greke qe jane prodhuese te ujit ne Shqiperi kane rrembyer me force burimet hidrike te cilat jane jetike per fshataret qe banojne ne ato zona.
Kjo eshte historia e Glines.

Firma e mirenjohur shqiptare Alfa Glina i ruan prej mese 10 ditesh me kallashnikov depozitat e ujit te famshem. Kjo ka ndodhur pas kercenimit te banoreve te fshatit nga i cili ka marre emrin edhe stabilimenti i ujit mineral, per shkaterrimin te fabrikes nese nuk sigurohet ujesjellesi i fshatit nga kompania e njohur. Fshati i njohur nga uji i famshem vuan thatesiren.
Glina leshon arome lulesh dhe pemesh. Kete begati gjelberuese e jep uji i kristalte qe buron nga malet e Buretos. Ne kontrast me natyren bujare ngrihen banesat prej guri, shume prej te cilave te braktisura. Ndonese fshati noton mes ujrash nuk ka as uje per te pire. Ne te vertete uji i Glines eshte thjesht i pijshem pasi prej perberjes minerale nuk eshte i vlefshem per ekonomine e familjes “Ai nuk shkumbon ne larjen e rrobave dhe me te nuk mund te zihen fasulet” thone fshataret….
Fshati ka rreth 100 shtepi por shumica e tyre jane te braktisura. Banoret mbahen nga parate e familjareve qe jane ne Greqi dhe me bagetine qe rrisin ne kodrat e fshatit.

Kush fshihet pas kesaj Drame??
KRISTO NACI nga Vrisera, dhe pronari i firmes ALFA!
Kur them ALFA them:
Glina, dhe Bureto;
Shperndares ne Shqiperi i Heineken, Amstel, Alfa Beers,Pepsi, Tsantali Wines dhe Pago Juices.

Kush ben pjese ne grupin ALBA???
ALBARTEX Sh.p.k frima qe ka 80% te te gjitha parrullave qe shemtojne pallatet ne te gjithe Shqiperine.

Pyetja e fundit:
Kush eshte shperndaresi i vetem i ALBAKARTA ne Shqiperi??
ANONIME KAKAVI S.A. qe eshte e te njejtit person qe permenda me siper.

Dhe meqense jemi ne Teme, ketyre Shqiptareve ju marrim ujin, ju sjellim mbeturinat ne Shqiperi, po ju sjellim edhe sa duhan keshtu ja u marrim jeten fare.
Shperndaresi Eksluziv i duhanit Karelia ne Shqiperi eshte perseri i njejti person.

Deri ketu asgje e keqe, por duam vetem qe te na ktheje tokat qe i jane grabitur pronareve legjitim duke perfshire edhe puset e Glines,
duam qe fshatareve tu kthehet uji qe u takon dhe nuk mund te jete prone e nje Greku.

Mediat ne Biznesin e Ujit.

Nuk ka dite qe ne lajme nuk na fusin panikun mbi gjendjen e ujit.
Menjehere me pas shikon reklamat e Firmave te ujit.
Koinçidence??
Drejtorite e Ministrite na lajmerojne çdo dite qe uji nuk eshte i pijshem, po kush e ka fajin sepse ne me uje çezme jemi rritur e nuk ka gjetur gje.

Pse te mos fillojme te flasim per filtrat qe mund te vihen ne rubinetet e shtepive dhe keshtu ulim shpenzimet per blerjen e ujit dhe bejme nje aksion Ekologjik, nuk ndotim me me plastike natyren, sepse Plastika vjen nga Nafta dhe Nafta eshte nje nga problemet kresore ne bote.

Nga : Ardit Saliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button