Eurostat: Shqiptarët, më të varfrit në kontinent, niveli i jetesës 3 herë më i vogël se i evropianëve
Agjencia e Statistikave e Bashkimit Europian, Eurostat, ka publikuar…
përllogaritjen e fuqisë blerëse për çdo vend anëtar të BE, dhe të vendeve që aspirojnë anëtarësimin.
Bashkimi Evropian i rëndit shqiptarët si populli me cilësinë e jetesës më të ulët në Rajon dhe Evropë. Shqiptarët jetojnë me keq se boshnjakët, malazezët, serbët etj.
Mesatarja e Bashkimit Europian llogaritet me 100 pikë dhe ajo shërben si bazë për të matur fuqinë blerëse. Kështu, Luksemburgu, që kryeson listën e ka fuqinë blerëse 283 pikë.
Ndërkohë listën e mbyll Shqipëria, që e ka fuqinë blerëse vetëm 29 pikë, tre herë më të vogël se mesatarja e Bashkimit Europian. Ndërkohë, fqinji ynë Italia, e ka këtë fuqi blerëse fiks 100, aq s është mesatarja. Kurse Greqia e ka 98 pikë.
Menjëherë sipër Shqipërisë është Bosnja, që e ka fuqinë blerëse 30 pikë. Përpara Bosnjes është Serbia që e ka fuqinë blerëse 35 pikë. Po kaq e ka edhe Maqedonia. Mali i Zi e ka 40 pikë, Turqia 48 dhe Kroacia plot 61 pikë.
Ndërkohë, në vend të dytë në Europë, pas Luksemburgut vjen Holanda me 134 pikë, Danimarka, Irlanda e Austria me 125 pikë. Listën e Bashkimit Europian e mbyllin Bullgaria e Rumania me 43 e 45 pikë respektivisht.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”