Dule: Regjistrimi i popullsisë të jetë transparent

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, theksoi sot, në një konferencë për shtyp, se regjistrimi i popullsisë është një domosdoshmëri për vendin.
Sipas tij, PBDNJ insiston në transparencën e këtij procesi, pasi “regjistrimi me vetëdeklarim përbën të vetmin instrument bashkëkohor në shtetin e së drejtës që i jep mundësinë çdo shoqërie dhe vendi që të mbështesë hartimin e politikave të veta për respektimin e të drejtave të qytetarit, pavarësisht përkatësisë së tij fetare, origjinës etnike, gjuhës amtare dhe veçorive të tjera mbi standarde të qëndrueshme që garantojnë koherencë sociale për çdo vend e aq më shumë për vendin tonë që aspiron për në BE”.

Por, theksoi ai, “konstatojmë me keqardhje se me amendimet e fundit në ligjin mbi censusin, abrogohet e drejta thelbësore e vetëdeklarimit, penalizohet ajo dhe në të njëjtën kohë shkelet parimi i konfidencialitetit të të dhënave në census”.
Ai gjithashtu theksoi se ligji për regjistrimin e popullsisë nuk është aspak transparent, pasi ai parashikon që tetë javë përpara regjistrimit duhet të nisë fushata informuese dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur ende.

“Duhet të ishin funksionale komisionet përgjegjëse për mbajtjen e censusit e në krye të tyre janë kryetarët e qarqeve. Tek ne ende nuk janë konstituuar këshillat e qarqeve dhe nuk janë zgjedhur kryetarët e qarqeve”, shtoi Dule.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. ne qofte se per dulen interesi eshte ne domosdoshmerine e regjistrimit te popullsise shqiptare pune per dulen.por une besoj qe ky dulja nese ka lindur ne shqiperi dhe nese eshte te te 40-at duhet te kete bere shume praktike per te mesuar se si behet kryqi ortodoks si te gjithe ne shqiptaret me apo pa kombesi te huaj,sepse ne ate kohe kishte cecua bicak xhaxhi nuk te linte te frekuentoje institucionet e kultit dhe une ortodoksi mire apo keq vetem tani e kuptoj qe shqiptar apo grek nuk te ben feja o dulja por varferia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button