20 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali (FOTO)

Quhet “Misioni Vlora”, në Bari i është kushtuar një javë emigrantëve shqiptar të eksodit të 8 gushtit 1991, që me anijen e quajtur “Vlora” u nisën drejt brigjeve italiane. Bashkia e Barit në bashkëpunim me një shoqëri jofitimprurëse italo ballkanike ka përkujtuar 20 vitet e atyre shqiptarëve të cilët ikën të dëshpëruar nga vendi i tyre për një jete më të mirë. “Misioni Vlora” fillon sot më datë 1 gusht dhe vazhdon deri më 8 gusht, javë e cila i kushtohet e gjitha shqiptarëve të eksodit të 1991. Një ekspozitë me foto të atyre momenteve, të cilat janë shkrepur me shumë mjeshtëri nga disa fotografë italian pasqyrojnë sa më qartë ato javë tmerri për shqiptarët. Në këte ceremoni do të marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës, Z. Bamir Topi.(e.c/BallkanWeb)

Advertisement

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

2 Komentet

  1. jeta e te rijnve shqiptar ska qen shume e kendeshme.
    na eshte futur thell ne mendje se kudo qe te shkojm do jemi te huaj.
    por edhe shqiperia nuk ka ben shume gjera per te rijnet e saj.
    burgjet e evropes jane mbushur plot me te rrijne shqiptar.
    eshte koha te bejem ne per memedheun ton, per veten ton edhe per te arthmen ton.
    te qendrojm larg nga politika edhe afer njeri tjetrit, ajo na ka percar keshtu.

  2. 28/29 nentor eshte dita e shejnte per shqiptaret.
    duke degjuar deshiren e shume shqiptareve per tu ben dicka vec bisedimeve ne internet mendoj se nuk ka dit me symbolike se 28/29 nentori edhe vend me i pershtatshem se ne Vlore.
    le te takohemi qe te gjith aty ne Vlore ne 28/29 Nentor per tu jnohur me vllezrit edhe motrat tona Shqiptar.
    Per tu pergjigjur te gjithve atyre qe na duan te percar.
    Per te na par gjith ballkani, edhe jo vetem, se kush jeton ne kete cep te vogel te europes.
    Per…
    Per…
    Per..
    Per tu dhen shpres brezit qe iken se baballaret e tyre nuk e derdhen gjakun kot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button