Në Skenderaj i djegin prodhimet serbe

Një grup i qytetarëve të Skenderajt, mbrëmjen e se premtes, në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, kanë djegur publikisht një sasi të mallrave serbe. Njëri nga organizatorët, Hysni Ngucati ka thënë se disa mallra janë marrë nga shitoret e këtushme, e disa tjera i kanë sjellë vet qytetarët.

Një gjest i tillë është mirëpritur nga të gjithë ata që kanë qëlluar në qytet, pjesa më e madhe e të cilëve ishin mërgimtarë, duke thënë e kërkuar qe të digjen prodhimet serbe, ashtu si na dogji Serbia çdo gjë që kishim, raporton korrespodenti i Kohës Ditore nga Skenderaj.

“Ky është gjest i mirë simbolik, dhe ndoshta ngrit vetëdijen te qytetarët qe definitivisht të mos përdorin më mallra serbe dhe këtë për shumë arsye, duke u nisur nga ajo se janë nga shteti armik, se janë të rrezikshme për shëndetin, si dhe për shkak të gjakut të derdhur gjatë një shekulli e urojmë që gjaku i Enver Zymberit të jetë i fundit”, ka deklaruar Hazir Bajrami, i cili me familje kishte ardhur nga Vjena.

Ndërkaq, Miftar Mehmeti, për prezencën e mallrave serbe ka fajësuar kompanitë tregtare. “Fajtor kryesor janë firmat tregtare, të cilat për përfitime personale tregtojnë ato produkte dhe, çka është edhe më keq, kontrabandojnë mallra serbe, kurse nuk i shfrytëzojnë mundësitë e shumta për tregti me vendet tjera”, ka shprehur mendimin e tij ai pa i shfajësuar as vet qytetarët e pandërgjegjshëm.

Por, kishte edhe mendime se fajtor kryesor është shteti, i cili duhet të kujdeset për furnizimin e qytetarëve, por edhe për stimulimin e prodhimeve vendore. “Me kanë shteti tamam, nuk kish leju këto sene, e kish mshel kufinin moti, kurse këta që po e vazhdojnë jaraninë me Serbinë i kish denu rrast e këto sene ishin nalë moti”, ka deklaruar Ismail Sahiti, ish tregtar.

Nuk kanë munguar as fjalët e mira për masat e reciprocitetit. “I lumtë Mimozës që bani diçka qe nuk e kanë ba ministrat meshkuj qe 10 vjet”, ka deklaruar Mirvetja, e cila ka propozuar që në të gjitha nivelet e qeverisjes të këtë femra. “Me kanë naj femër udhëheqëse në Skenderaj nuk kishe gjet askund nëpër shitore mallra të Serbisë”, ka shprehur mendimin e saj ajo.

Organizatorët e kësaj iniciative kanë paralajmëruar aktivitet të ngjashëm edhe në ditët në vijim, në mungesë të shoqërisë civile dhe opozitës në Skenderaj.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button