Topi-Moisiu-Meidani apel klasës politikie: Mos na lini jashtë BE-së

Dy ish-presidentë të Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani si dhe kreu aktual i shtetit Bamir Topi i bënë thirrje klasës politike në Shqipëri të përmirësojë gjendjen në të cilën ndodhet vendi e cila nese vazhdon do te pengoje hyrjen e Shqiperise ne BE.

Presidentët zhvilluan sot një takim në selinë e kreut të shtetit ku ndanë shqetësimin dhe mendime të përbashkëta se situata e rënduar politike, dëmton demokracinë në vend dhe vonon ecurinë e reformave për marrjen e statusit, të vendit kandidat.

“Shqipëria ka nevojë për zëra të fuqishëm qytetarë, për zëra dhe angazhime të pjesës civile e liberale të shoqërisë, që tejkalojnë thirrjet militante të partive politike”, ka thënë Presidenti Topi.

Tre presidentët theksuan domosdoshmërinë e uljes së tensioneve politike dhe rikthim në normalitet të jetës institucionale, sidomos asaj parlamentare si dhe gjetjen nga ana e partive politike të vullnetit të duhur për kryerjen e reformave të domosdoshme në drejtësi, reformën zgjedhore, miratimin e ligjeve të rëndësishme që kërkojnë një shumicë të cilësuar dhe konsensus.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button