Serbët e Mitrovicës: Të ndërpritet dialogu Kosovë-Serbi

I ashtuquajturi Kuvendi i komunave dhe bashkësive serbe, i vendosur në veri të Mitrovicës, ka kërkuar të hënën ndërprerjen e dialogut me Prishtinën për shkak të masave të reciprocitetit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.
Evropa e Lirë njofton se ky organ paralel, thotë se reagimi i Beogradit ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të ndaluar hyrjen e mallrave që përmbajnë vulat doganore të Serbisë, duhet të jetë ndërprerja e përnjëhershme e bisedimeve.
Kuvend në fjalë thotë se gjithnjë ka qenë kundër bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, që nuk organizohen në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe kërkoi që të anulohen marrëveshjet e arritura deri tani mes palëve.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button