Autori i masakrës në Norvegji urren shqiptarët, Skënderbeu hero i Krishtërimit

Te gjitha trojet shqiptare janë te pushtuara nga xhihadistet dhe përbejnë një kërcenim për Evropën. Kështu është shprehur vrasësi 32-vjeçar Anders Breivik teksa flet për shqiptaret ne dokumentin e tij prej 1500 faqesh i ngjashëm me projektin Main Kamf te diktatorit me te madh gjerman, Adolf Hitler.

Ne këtë manifest ne thelb anti-islam nen titullin “Deklarata e pavarësisë evropiane 2083”, Shqipëria përcaktohet si një vend transit për eksportimin e fesë islame dhe myslimaneve ne Evropë.

“Ne planet e dëbimit te pastrimit te Evropës nga islamiket, trojet shqiptare janë një zone e rëndësishme tranziti për to”, shkruan Breivik. Ne këtë dokument heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përcaktohet si një nder nismëtaret e kryqëzatave, por historia i ka bere shqiptaret njerëz te pamëshirshëm dhe te vendosur – nënvizon 32-vjeçari.

Sipas Breivik, shqiptaret drejtojnë boten e nëndheshme ne Evropë, ndërsa evidenton kosovaret si pjese e xhihadit islamik global me synim islamizimin e te gjithë popujve te Evropës. Ne këtë linje ka qene edhe vendimi i tij për te mos mbështetur qeverinë norvegjeze qe u rendit përkrah vendeve te aleancës se Atlantikut Verior për sulmet mbi Serbi.

Ekstremizmi i Breivik, arrin deri aty sa thekson se Shqipëria është një nder shtetet e cila do te shkatërrojë edhe NATO-n. Manifesti i Breivik është një dokument prej 1500 faqesh, te cilin policia norvegjeze e ka marre tashme nen hetim. Ky Projekt ka katër kapituj te titulluar: Rritja e kulturës marksiste, Islamizimi i Evropës, Shpresa dhe Fillimi i ri.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

2 Komentet

  1. E dini qe ne keto thenie te tija per Shqiperine dhe shqyptaret ka disa gjera te sakta?;-1- Per Gjergj Kastriotin absolutisht te drejte.-2-Fakti qe Shqiperia eshte vend anetar i Konferences Islamike,
    i jep nje fare te drejte.-3-Te mos harrojme vitet 1993-1997 elemente eksremiste islamiste te inkurajuar dhe nga drejtuesi SH.I.K.te asaj priudhe,emrin e te cilit e kam harruar,qe u harrofte nga gjithcka,hynin
    e dilnin ne Shqiperi nen maskat e misionareve
    bamires fetare,ne nje kohe qe kerkoheshin nga
    Interpoli etj.

  2. Shum i vertet komenti i mëposhtem. Ne nuk jemi me Shqiptar por arab turk grek evropian nuk kemi me as nje pik dinjiteti.
    Myslimanet dhe katoliket duhen te mos mendojne me per fene por per familjen dhe edukimin e mendjes dhe te trupit. stop fese pro besimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button