Aksidenti me 9 të vdekur në Ballsh, shoferit grek i ulin denimin
Gjykata e Fierit ka vendosur 8 vjet heqje lirie për shoferin grek që drejtonte autobusin e linjës Tiranë-Athinë, Thomas Tsogas. Pas pretendimeve të prokurorisë, trupa e gjyqtarëve vendosi fillimisht dënimin e tij me 12 vjet heqje lirie, dënim qeë më pas zbriti në 8 vjet heqje lirie, për shkak te gjykimit të shkurtuar.
Autobusi i linjës Tiranë- Athinë, pronë e një agjencie greke udhëtimi, ka dalënga rruga, në komunen Fratar në aksin rrugor Ballsh-Tepelene, duke përfunduar 100 metra në një rrëpirë ku u rrokullis disa herë.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 20.00 kur krejt papritur autobusi ka dalë nga rruga duke u përmbysur e duke sjellë vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve si pasoje e fajit te drejtuesit te mjetit.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”