Shqipni e Harrume

Tiranë, janar 1921. Rrallë ndodh të gjesh bashkim të së mirave në këtë vend, siç është rasti i këtyre fotove. Ndër të tjera, Kongresi i Lushnjës trajtoi edhe çështjen e kryetarit të shtetit. Në situatën kur Konferenca e Ambasadorëve më 1913, e kishte krijuar Shgqipërinë si Principatë dhe, meqenëse juridikisht ajo vazhdonte të ish e tillë, Kongresi vendosi që deri sa të vedosej përfundimisht çështja e rregjimit, vendin e kryetarit të shtetit ta përfaqësonte një Këshill Rregjence, i quajtur Këshilli i Naltë. Këshilli do të kishte 4 anëtarë, nga një përfaqësues për secilin besim të vendit (myslyman, bektashi, ortodoks dhe katolik). Këshilli u krijua për herë të parë më 30 janar 1920 dhe në të, ndër të tjerë bënin pjesë Aqif pashë Biçaku ose Elbasani, si bektashi dhe, imzot Luigj Bumçi, si katolik. 
 

Aqif pashë Elbasani (1860-1926), është një ndër figurat e rralla që shqiptarët e kanë lënë pa i ngjitur ndonjë njollë. Nga familja e njohur e Biçakçinjve të Elbasanit, patriot i vjetër, besnik i qeverisë së Vlorës dhe më pas edhe i Princ Vidit, në qeverinë e të cilit mori pjesë edhe si ministër i Luftës. E keqja e tij dhe e Shqipërisë aso kohe, ishte se luftë kishim, kishim edhe ministër të Luftës, po nuk kishim ushtarë ama. Nejse. Pas Luftës Botërore, mori pjesë në Kongresin e Lushnjës, në të cilin u zgjodh edhe anëtar i Regjencës, post të cilin e mbajti deri në fund të vitit 1921. 
Imzot Bumçi (1872-1945), megjithëse prelat i Kishës katolike, nuk i ishte shmangur jetës politike, gjë kjo jo e rrallë në Shqipërinë e Vjetër. Kishte marrë pjesë në Kongresin dhe Qeverinë e Durrësit dhe, për ca kohë kishte qenë edhe kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes. Nga Kongresi i Lushnjës doli si anëtar i Këshillit të Lartë, nga i cili u tërhoq një vit më pas, për t’ju përkushtuar rrobës fetare si Ipeshkv i Lezhës, deri sa vdiq në mars 1945.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button