Kosova bllokon importet serbe, i vendos taksë Bosnjes

Qeveria e Kosovës, vendosi sot të ndalojë importimin e mallrave nga Serbia, ndërsa vendosi taksa doganore shtesë për mallrat nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ky vendim u morr sot në mbledhje e qeverisë së Kosovës si kundërpërgjigje ndaj bllokadës që i kishin vendosur këto dy vende Kosovës që nga viti 2008.

Advertisement

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari Lila njoftoi për vendimin që u mor sot në mbledhjen e qeverisë.

“Nuk do të njihen vulat doganore dhe të administratës tatimore të Republikës së Serbisë, si dhe ndalohet importi i të gjitha mallrave të përcjella me dokumente që përmbajnë këto vula. Nuk njihen as vulat doganore të Republikës së Bosnjës e Hercegovinës dhe vendoset taksa doganore prej 10 për qind në mallrat e përcjella me dokumentet që përmbajnë këtë vulë”,- theksoi Lila.

Vendimi, i cili është nënshkruar dhe ka hyrë në fuqi sot, pason anulimin dje të raundit të gjashtë të dialogut teknik mes Kosovës e Serbisë, i paralajmëruar të mbahej sot e nesër.

Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina janë shtetet, të cilat që nga viti 2008 kanë bllokuar produktet kosovare, në kuadër të marrëveshjes për tregëtinë e lirë CEFTA.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button