“Ka kosto”, Itali, gjykata: Anija e tragjedisë së Otrantos nuk kthehet në Shqipëri

Kater i Rades

Drejtësia italiane vendosi të mos e shkatërrojë anijen shqiptare “Kater i Radës”, në të cilën gjetën vdekjen 108 shqiptarë në vitin 1997 në kanalin e Otrantos.
Sipas mediave italiane, disa ditë pas mbylljes së çështjes, Gjykata e Apelit në Leçe ka vendosur të anullojë vendimin për kthimin e anijes në Shqipëri, pasi operacioni ka kosto të lartë.
Drejtësia italiane urdhëroi copëtimin e asaj çfarë ka mbetur nga “Kater i Radës”, duke ia deleguar këtë detyrë, marinës ushtarake të Brindizit. Po sipas mediave vendase, deputetja demokrate Teresa Bellanova, i kërkoi qeverisë italiane të kthente anijen në Shqipëri në shenjë respekti për të gjitha viktimat e Otrantos dhe familjarët e tyre.
Prej kohësh këta të fundit kanë kërkuar që relikja e anijes e cila ruhet ende në Brindizi të kthehet në Shqipëri për tu bërë një monument muze. Ndërkohë sipas gazetës italiane “La Republica”, Gjykata e Apelit të Leces dënoi me 2 vjet dhe 4 muaj burg kapitenin e anijes italiane “Sibilla” , Fabrizio Laudadio dhe 3 vjet e 10 muaj burg për kapitetin shqiptar Namik Xhaferi, të cilët akuzohen si shkaktarët e tragjedisë të Otrantos ku humbën jetën 108 shqiptarë.
Vendimi u dha ne nje kohe kur familjaret prisnin me ankth prej vitesh fjalën e drejtësisë, përsa i përket tragjedisë së Otrantos të ndodhur në 28 mars të vitit 1997 ku humbën jetën 108 shqiptarë. 16 nga të mbijetuarit e kësaj tragjedie i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Por “Kater i Radës”, ishte e vetmja provë materiale që mund jetë në favor të tyre në këtë proces.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button