Loboi me avion për Pavarësinë, James Berisha: Prisja më shumë nga qeveria e Kosovës

Piloti nga Kosova me shtetësi amerikane James Berisha, thotë se shpresonte më tepër ndihmë nga qeveria e Kosovës për misionin e tij të fluturimit në Afrikë që synon të sigurojë më tepër njohje në favor të shtetit të ri.
Ai thotë se për fat të keq nuk e ka pasur këtë ndihmë dhe ai ia hedh fajin mentalitetit me të cilin zyrtarët i shohin nisma të tilla. Sipas zotit Berisha, misioni i tij në pothuajse të gjitha vendet afrikane i ka siguruar Kosovës miliona dollarë të ardhura pasi ka shërbyer si një reklamë për vendin e tij, me intervistat dhe takimet që ai vetë ka zhvilluar në secilin vend.
Zoti Berisha ka ardhur në Shtetet e Bashkuara pas një aksidenti të rëndë në Sudan, ku bëri një ulje të detyruar në një rrugë pranë shkretëtirës. Megjithë këto vështirësi, piloti thotë se do ta vazhdojë misionin e tij në Afrikë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button