Skandal-Qeveria Berisha,si ia “dhuruam” arin kompanisë kanadeze

Tirex Resources nuk është ndonjë kompani me traditë, apo me ndonjë kapital të madh të investuar në fushën e minierave. Në fakt,
siç mund të shohësh edhe te faqja online e kompanisë, aktiviteti i tyre është kryesisht i përqendruar tek zona e investimit, në minierat e Mirditës dhe malësisë së Pukës. Megjithatë, kompania kanadeze që konsiderohet si “junior” në tregjet ndërkombëtare
të mineraleve, ka zbuluar një thesar për të cilin ka të drejtë të mburret.
Në kushte krejtësisht të panjohura për publikun shqiptar, zona e Mirditës iu dha me koncesion një privati kanadez, i cili më pas ia shiti koncesionin Tirex Resource, që filloi të bëjë sondime të territorit. Përveç bakrit e zinkut, që dihej se ishin aty, gjeologët e Tirex patën rezultate të habitshme edhe në ar e argjend. Ari në disa sondime doli se ishte i pranishëm në sasi të konsiderueshme deri në 20 gramë në ton, ndërsa argjendi gjer në 350 gramë në ton. Nëse këto sasi do të konfirmoheshin në miniera të ndryshme të zonës, e nëse
kompania kanadeze do të mund të nxirrte e të përpunonte këtë sasi ari, kjo do ta bënte Mirditën një prej minierave të rëndësishme
që furnizojnë botën me metalin e çmuar.
Përveç misterit që rrethon praktikat e koncesionit, lindin edhe dilema të tjera. Si ka mundësi që u gjetën burime të konsiderueshme
ari e argjendi e ndërkohë opinioni nuk dinte gjë? Përgjigjen e japin vetë kanadezët, ari është zbuluar që në kohë të komunizmit, por mbahej sekret, ndërsa për argjend nuk ishte kërkuar ndonjëherë. Gjithsesi koncesioni mbi zonën është dhënë duke vlerësuar vetëm kapacitetet e bakrit e të zin-kut, ndërsa ari e argjendi del se janë dhënë “badihava”, e natyrisht që kjo i bën të lumtur kanadezët.

Advertisement

Tirex Resources ka nisur një bashkëpunim me firmën turke Ekin Madin që merr përsipër përpunimin e xeherorëve, ndërkohë që sivjet ka investuar 7 milionë USD në zhvillimin e minierave të Mirditës. Nga këto, 2 milionë USD vijnë prej një kredie nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kompania kanadeze nuk ka asnjë drojë kur shprehet se qëllimi i saj është të zbulojë sa më shumë mineral, dhe më pas ta shesë gjithë zonën për ndonjë kompani më të madhe të shfrytëzimit të mineraleve.
Kuptohet që i gjithë fitimi i shkon kanadezëve, pasi qeveria shqiptare në vitin 2006 nuk e pati “zgjuarsinë” që të shqyrtonte mirë zonën për të kuptuar se çfarë po shiste. Thashetheme në qarqet e inxhinierëve gjeologë thonë se pas firmës kanadeze mund të qëndrojë ndonjë pushtetar i lartë, e në fakt firma kanadeze duket si një projekt i ndërtuar apostafat për të marrë përsipër këtë investim kaq fitimprurës.

Hartat gjeologjike të Shqipërisë
Hartat gjeologjike të Shqipërisë kanë filluar të hartohen nga studiues të huaj qysh prej shekullit të XIX. Hartat që përfshijnë gjithë teritorin e Shqiperisë, nga shkalla 1:2 000 000 deri në 1:200 000 janë 15, nga të cilat 6 në dorëshkrim, ndërsa të tjerat janë botuar në vende të ndryshme. Të parët qe ndërmorën një studim gjeologjik në Shqipëri ishin dy francezë, natyralisti A. Boue dhe gjeologu A.Vuquesnel që krijuan hartat e para gjeologjike në vitet 1828-1879. A. Marteli gjatë viteve 1903-1912 kreu studime në krahinën e Vlorës dhe rezultat i këtyre ishte një hartë gjeologjike në shkallë 1:200000 botuar në Romë më 1912.
F. Nopsca pas studimesh shumë vjeçare botoi në Budapest hartën gjeologjike 1:200000 të Shqipërisë së Veriut. E rëndësishme ishte harta 1:200000 botuar nga J. Bourcart në Paris më 1921, titulluar Harta Gjeologjike e Shqipërisë Juglindore. Për here të pare një hartë e plotë e Shqipërisë u publikua në Salzburg më 1929 nga Ernest Nowack, gjeolog austriak i kontraktuar nga qeveria shqiptare për këtë qëllim. Harta ishte frut i punës së mirëfilltë të Nowack dhe përpunim e korelim i kësaj pune me harta të botuara dhe më parë.dorëshkrim, hartën gjeologjike 1:200000 të Shqipërisë.
Më 1950, E.A. Stankeev. Z. A. Mishunina dhe E. A. Ivanova përgatitën hartën gjeologjike të Shqipërisë 1:200.000 për përdorim
në industrinë e naftës bashkë me shënimet sqaruese e cila u botua më 1957, në Leningrad në tirazh të kufizuar. Një grup gjeologësh shqiptarë (T. Biçoku etj) përpiluan dhe botuan, më 1967 në Tiranë, në shqip e frengjisht, hartën gjeologjike të Shqipërisë në shkallën 1:200000 bashkë me tekstet shpjegues (1970, 1971).
Pas 19 vjetësh u botua edhe harta e tretë gjeologjike e emërtuar Harta Gjeologjike e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë
shkalla 1:200000, hartuar nga një grup gjeologësh (R. Shehu etj) dhe tekstin shpjegues (1990). Në vitin 2000 nën kordinimin e A. Xhomo etj. ka përfunduar në dorëshkrim, për ribotim harta gjeologjike 1:200000 e Shqipërisë. Harta u botua në vitin 2002 dhe emërtohet Harta Gjeologjike e Shqipërisë. Kjo hartë është frut i bashkëpunimit mes Institutit të Kërkimeve Gjeologjike, Institutit të Naftës dhe Gazit dhe Fakultetit të Gjeologjise dhe Minierave.

Historia e Minierave të Mirditës
1928 – 1939
Shqipëria ishte vend prodhues i bakrit, por aktiviteti ndali me fillimin e Luftës II Botërore 1950 – 1961 Sovjetikët zhvilluan programe të rëndësishme kërkimore në Mirditë dhe zbuluan pjesën më të madhe të depozitave që njihen edhe sot

1961 – 1970
Sovjetikët largohen , Gjeoalba, instituti shqiptar i gjeologjisë, vijoi shfrytëzimin e depozitave, duke i zgjeruar ato, po pa
zbuluar burime të reja.

1970 – 1976
Gjeologët shqiptarë zhvilluan kërkime të reja me asistencën kineze, duke zbuluar shumë depozita të reja.

1976 – 1993
Kinezët largohen , Gjeoalba vijon nxjerrjen e bakrit, por jo të zinkut e metaleve të tjera, për mungesë kapaciteti.

1995 – 1998
Nebex Resources merr me koncesion zonën dhe zhvillon një numër të kufizuar sondimesh. Puna u ndërpre në 1998 për shkak të mungesës së fondeve.

1998 – 2005
Nuk ka patur ndonjë zhvillim minerar në Mirditë në këto vite

2006
Zona i jepet me koncesion një firme private kanadeze që më pas ia shiti të drejtën Tirex Resources.
2007 – 2011
Tirex nis sondimin, duke vlerësuar pasurinë në ar, argjend, zink e bakër, si dhe lidhet me një firmë turke, e nis nxjerrjen e përpunimin
e materialit brenda 2011.

Malet ku të huajt gjurmojnë bakrin shqiptar…
Gjergj Marku

Mirditë – Gjeologët, ashtu si prej qindra vitesh, dhe sot e asaj dite gjurmojnë në mënyrë të përditshme majë maleve, nëpër kodra
të thepisura, apo theqafje të frikshme, në majë kullotash a shpate të murmë, gjithkund ku kërkohet ai “mademi i kuq”, siç përcillet
në zhargonin popullor, minerali i bakrit, një nga pasuritë nëntokësore që gjendet shpesh në Mirditë dhe në një pjesë të konsiderueshme të Pukës malore. Edhe pse një ditë shiu të dendur, oferta për të kaptuar lartësitë mbi 1000 metra, bëhet joshëse, dhe nisemi për në rrëzë të Munellës, atje ku gjeologët kanadezë kërkojnë pikërisht “mademin” në fjalë.
Rruga nga Rrësheni për në Gurth të Spaçit, që gjendet rrëzë këtij mali naltosh, nuk zgjat dhe aq shumë, dhe është përshpejtuar nga autostrada, pasi deri në Blinisht në të dalë të tij, ecën shpejt. Në të dy anët e lumit, shpatet e luginës duken që në ngjyrë të tyre se janë bakërmbajtëse. Qindra galeri gjeokërkuese kanë mbetur si shenjë pune disadekadeshe nga ekipet gjeologjike paraprijëse të minierave. Ecën përgjatë kësaj rruge dhe nuk e kupton se mbase poshte këmbëvë të tua gjenden ato galeritë me furnele e nënkate pafund, ndërsa ujërat e përrenjëve rrëshqasin zhurmshëm duke krijuar rrjedha të kuqërremta, krejt të pazakonta.
Në fakt ngjyra e shtratit të tyre vjen si efekt i aciditetit minerar, ndikuar nga punimet nëntokësore. Përroi i Seftës rrjedh përgjatë
Spaçit, që nga Repsi, ku duken gjurmët e fundit të kampingut të ikur tashmë, të kompanisë amerikano-turke që ndërtoi autostradën.
Vetëm tutje, matanë bregores, kanë mbetur shenja që tregojnë se dikur këtu punohej zinxhir me bakrin, është fabrika e dikurshme e pasurimit, tanimë gërmadhë, dhe dambat e shumta si “male të dyta”, të vendosura në hapësira të mëdha përrenjsh, anash lumit idhnak, Fan i Vogël. Dambat qenë bërë dikur për t’u përpunuar me teknologji moderne që mendohej të vinte “me sot e me neser”, por që realisht nuk erdhi asnjëherë, pasi nëntoka fshihte mineral të cilësisë së lartë.
Tashmë për to po bëhen projekte demolimi nga komuniteti europian, e në vend të përpunohet minerali i fshehur në to, pas disa
vitesh, ato do të duken si kodra të gjelbëruara! Rruga në ngjitje të Spaçit është me kthesa të shumta e të rrezikshme, dhe nuk e imagjinon dot se këtu mund kanë kaluar makina me rimorkio, të tipit çek, që mbartnin bakrin për në fabrikë, apo piritin për në Laç e në portin e Durrësit. Nëse në Mirditë u arrit kulmi i nxerrjes së mineralit, me 19.5 milionë tonë mineral bakri, 800 mijë tonë koncentrat, 257 mijë tonë bakër blister, të realizuara nga rreth 4500 punonjës në vit, në 14 miniera, tre fabrika pasurimi dhe në një kompleks metalurgjik, pjesa më e madhe i takon Spaçit.
Këtu u ndërtua dhe burgu i Spacit, një nga kampet-minierë më të mëdha në vend, vendosur në një pozicion strategjik. Këtu kaluan vitet e jetës mijëra të burgosur politikë të sistemit komunist, që bashkë me punonjësit e lirë, përbënin krahun e punës për industrinë më të fuqishme të asaj kohe. Tashmë në atë vend si simbol i burgut minierë kanë mbetur vetëm “brinjët” e disa fjetoreve, dhe burgu i shkatërruar ku jetonin afro 1500 burra në kushte çnjerezore. Gjithçka duket e shkatërruar, ndonëse ky vend është shpallur Muze i Kategorisë së Dytë.
Askush nuk interesohet ta mirëmbajë këtë “Aushvic shqiptar”! Ironia më e madhe përkon me faktin se kur iku i burgosuri i fundit në vitin 1991, qindra vetë vërshuan drejt kampit për të rrëmbyer gjithçka gjendej, deri dhe telat me gjemba (ishin tri palë rrethime dhe kullat e larta të vrojtimit). Me këto tela banorët “futën në burg” arat dhe kopshtet e tyre, edhe ato tashmë të braktisura.Shekulli
Ardit Saliaj

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Një koment

  1. mallkuar qoft sali berisha ,qe fal minerat ,qe fal dete e toka pa i ditur shqiptari se ça bohet ,mallkuar qofsh o sali berisha !!!!o shqiptar boll e kena votu ket njeri boll!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button