Skandal-Tragjedia e “Otrantos”, apeli në Itali zbut dënimin e dy kapitenëve

Komandanti italian i anijes “Sibilla” që shkaktoi tragjedinë e “Otrantos” më datën 28 mars të vitit 1997 është dënuar në vendin fqinj me 2.4 vite burg. Gjykata e Leçes ka vendosur se kapiteni i “Sibillas” Fabricio Laudadio dhe kapiteni i anijes “Kateri i Radës” Namik Xhaferi të marrin një dënim të butë. Prokuroria akuzoi këta dy persona për përplasjen dhe më pas mbylljen e anijes shqiptare duke shkaktuar humbjen e jetës së 108 emigrantëve. Laudadio sipas vendimit të gjykatës merr 2 vjet e 4 muaj burg, nga 3 vjet burg që kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë e Leçes, ndërsa për kapitenin shqiptar, Namik Xhaferri gjykata dha 3 vjet e 10 muaj burg, nga 4 vjet burg që kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë e Leçes.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button