Shqipëria, kufij të papërcaktuar me Greqinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi?!

Shqipëria nuk ka ende një vije kufitare te ndare e te saktësuar qartësisht me vendet fqinje. Me përjashtim të Italisë dhe Kosovës, me Greqinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë negociatat ose janë ne mes te rrugës, ose ende nuk kane nisur.
Kufijtë e Shqipërisë u caktuan nga fuqitë e mëdha te kohës ne konferencën e Londrës ne vitin 1913. U deshën edhe 12 vite te tjera për te mbërritur ne marrëveshjen e Firences, e cila saktësoi ne terren vijën kufitare. Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat 657 km kufi tokësor, 316 km kufi detar, 48 km kufi lumor dhe 73 km kufi liqenor. Por ky ishte vetëm hapi i pare. Me vendet e ish-Jugosllavisë, kufiri tokësor u vendos përmes një procesi qe eci pa shume vështirësi, citon VizionPlus. Me Italinë negociatat për ndarjen e vijës detare vijuan për 9 vjet. Ksenofon Krisafi udhëhoqi delegacionin e palës shqiptare. Kufiri me Maqedoninë, për te cilin ministrja e brendshme Jankullovska tha për mediat vendase se do te zgjidhet shpejt me palën shqiptare, është ne fazën e shënimit apo te evidentimit ne terren.
Me Kosovën gjithçka është e qarte dhe asnjëra pale nuk ka shfaqur pretendime. Problematika shfaqet ne ndarjen kufitare me Greqinë e Malin e Zi. Marrëveshja e pare mes qeverise se Tiranes e Athinës për ndarjen e ujërave detare, u gjet antikushtetuese nga gjykata. Koloneli ne rezerve, Myslym Pasha, ishte oponenti me i spikatur i saj. Por diplomati Krisafi shpjegon se edhe çështja e kufirit tokësor me Greqinë mbetet një diskutim i hapur. Ndërsa me shtetin e ri te Malit te Zi, negociatat nuk janë hapur ende.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button