Mbi një miliard euro në vit sjellin mërgimtarët shqiptarë në “Maqedoni”

Pamje nga Shkupi

Ata mbajnë gjallë ekonominë vendore, stabilitetin e valutës, mbulojnë inflacionin, si dhe ushqejnë mbi 160 mijë familje pa të ardhura alternative. Muajt e verës, janë tre muajt e shpëtimit të ekonomisë vendore dhe atyre familjare, ndërsa pikërisht meritorët e kësaj, mërgimtarët, nuk priten as edhe s’i qytetarë të rëndomtë të këtij vendi, e jo më si investitorë potencial.
“Prurjet, remitancat që vijnë nga mërgimtarët në fund të vitit 2010 arrijnë rekord duke qenë 1.366 miliard euro. Kjo shumë është për 234 milion euro më shumë se 2009 dhe 381 milion më shumë se në vitin 2008.
Në 10 vitet e fundit vazhdimisht kemi rritjen e tyre, ndërsa në 5 vitet e fundit, çdo vit ato arrijnë mesatarisht 1.1 miliard euro.
Sipas disa të dhënave gati 160 mijë familje në Maqedoni jetojnë nga paratë e këtij viti.
Remitancat e këtij viti përbëjnë 20 për qind e prodhimit bruto të “Maqedonisë”, kështu ajo paraqet një kategori të rëndësishme në ekonominë e vendit. Këto mjete e shpëtojnë ekonominë, e mbajnë stabilitetin e denarit dhe e mbulojnë deficitin e tregtisë që “Maqedonia” e ka vite të tëra.
Por, Qeveria dhe institucionet vendore, gjithë këtë mërgimtarëve ua kthejnë në mënyrën më të padëshirueshme. Përveç procedurave burokratike, humbjes së kohës, mërgimtarët në “Maqedoni” ballafaqohen edhe me probleme të tjera, si ato në kufi dhe gjobat astronomike brenda territorit ku shpesh janë caku kryesor i forcave të rendit.
Vitin e kaluar (2010) Qeveria Gruevski nuk kishte arritur të paguante pagat e administratës shtetërore, që kanë qenë mbi 1 miliard  euro, dhe këtë gjë, që t’i paguante pagat e administratës shtetërore, kishte arritur ta bënte vetëm në shtator 2010, pasiqë në “Maqedoni” kishin ardhur mërgimtarët shqiptarë.
Kryesia Qendrore e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), në një nga mbledhjet e tij, të mbajtur më 25 maj 2011, e morri në diskutim edhe këtë çështje, si dhe u diskutua edhe rreth mundësisë për apel drejtuar mërgimtarëve shqiptarë, që gjate kësaj vere (qershor-korrik-gusht 2011) të bojkotojnë “Maqedoninë” me mosardhjen e tyre ne “Maqedoni”.
Por, meqenëse ishin zgjedhjet parlamentare, si dhe duke e ditur gjithashtu se, shumica e mërgimtarëve shqiptarë,qysh në kohën e dimrit i kanë organizuar dasmat e martesave të fëmijëve (djemve dhe vajzave) të tyre, kjo gjë, APELI për mosardhjen e mërgimtarëve shqiptarë në “Maqedoni” dhe ardhjen e tyre (gjatë verës së vitit 2012) në Durrës dhe në Vlorë, u la që të bëhet që në pranverë (mars 2011) të vitit të ardhshëm.
(*) Autorja është anëtare e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button