Shqetësuese! Në tri vjet, 1566 persona lanë shtetësinë e Kosovës

Në tre vitet e fundit, numri i shtetasve të Kosovës, të cilët kanë kërkuar heqje të shtetësisë është rritur masivisht. Vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti, numri total i këtyre shtetasve, të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës arrin shifrën në 1.566 persona.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, pohon se heqja dorë nga shtetësia është mjaft shqetësuese. Sipas ministrit Rexhepi, qytetarët e Kosovës heqin dorë nga shtetësia vetëm për të marrë shtetësi të vendeve të tjera, ku ata për disa vite kanë punuar.

“Në bazë të ligjit për shtetësi, në shumë shtete të tjera evropiane lejohen dy shtetësi. Por, ka shtete të tilla, që nuk i pranojnë dy shtetësi, prandaj qytetarët tanë, të cilët pretendojnë të marrin shtetësinë e atyre shteteve, janë të detyruar të heqin dorë prej shtetësisë së Kosovës, në mënyrë që ta realizojnë shtetësinë e shteteve të tjera”, ka pohuar Rexhepi.

Sipas tij, një pjesë e këtyre personave, të cilët heqin dorë nga shtetësia kosovare punojnë gjatë jashtë vendit, dhe në asnjë mënyrë nuk kanë hequr dorë nga Kosova.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button