Kompania greke mban qellimisht “informacionet“ dhe “përgjimet” e shqiptareve. Pse?

Një tjetër kompani celulare, AMC gjendet me shkelje të rënda nga kontrolli i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2010.
Konkretisht AMC në mënyrë abuzive mban në arkivat e saj të dhënat personale të abonentëve që kanë qenë klientë të këtij subjekti por që nuk janë më pasi kanë ndërruar numrat e tyre të telefonit duke kaluar në kompani të tjera.
Një tjetër shkelje flagrante është se AMC mban në arkivat e saj të dhëna e informacione të cilat kanë të bëjnë me telefonatat dhe tabulatet që kanë kryer qytetarët dhe kjo përtej afatit ligjor. Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, njofton se është realizuar kontrolli administrativ pranë kontrolluesit Albanian Mobile Comunications sh.a (AMC) me objekt kontrollin mbi zbatimin e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 ”Për mbrojtjen e të dhënave personale” nga operatorët e telefonisë celulare në Shqipëri në fushën e shërbimeve të komunikimeve elektronike. Në përfundim të këtij kontrolli administrativ nisur nga shkeljet e konstatuara të ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka urdhëruar këtë kontrollues:
Të fshijë të dhënat personale që mbarten në skedarët (tabulatet e komunikimeve telefonike)
të pajtimtarëve të cilët kanë plotësuar afatin dy vjeçar të ruajtjes, si dhe ta respektojë këtë afat
në të ardhmen.
Sipas ligjit kompanitë celulare duhet të fshijnë çdo të dhënë në lidhje me telefonatat e shtetasve nëse kalon afati 2-vjeçar dhe ato nuk janë kërkuar nga gjykata apo prokuroria.  Çdo kompani që ofron shërbimin e telefonisë për klientët e saj kryen automatikisht një lloj “përgjimi” të sms-ve dhe telefonatave hyrëse dhe dalëse që arkivohen në databasen e kompanisë ofruese të shërbimit.
Po kështu në AMC janë gjetur të dhëna personale të klientëve të larguar prej kësaj kompanie prej vitesh. AMC-së i është kërkuar të shkatërrojë dosjet individuale, që mbartin të dhëna personale, të pajtimtarëve të larguar prej vitesh nga ky kontrollues, me të cilët nuk ka probleme juridike apo financiare, si dhe të respektojë këto dispozita të ligjit në të ardhmen.
nga kontrolli i Komisionerit është konstatuar  se AMC ka mbajtur jashtë afatit të dhëna të personave që nuk kanë pasur asnjë problem financiar apo juridik. Kështu nga kontrolli është lënë detyrë që kompania të shkatërrojë në arshivën e tij, dosjet individuale të punonjësve, (që mbartin të dhëna personale), të cilët janë larguar prej vitesh nga ky kontrollues dhe nuk kanë probleme juridike apo financiare, si dhe të respektojë këtë detyrim ligjor në të ardhmen.
Për përmbushjen e këtyre detyrimeve Komisioneri ka lënë një afat kohor të çmuar rast pas rasti, brenda të cilit këto detyrime duhen plotësuar.
Shkeljet në fjalë janë konstatuar gjatë vitit 2010 ndërkohë që nuk ka raportime nëse kjo situatë ka ndryshuar në këtë vit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button