Gjirokastër, vidhen pllakat e varreve të rilindasve

Mbrëmjen e së martës, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar sërish varret e rilindasve, që ndodhen pranë shkollës 9-vjeçare “Andon Zako Çajupi” të këtij qyteti.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit kanë shtangur nga habia kur kanë vënë re mëngjesin e djeshëm se ishte vjedhur koka e varrit të një prej figurave të shquara të Rilindjes, Koto Hoxhi. Ndërsa ishte tentuar dhe thyerja e varrit të Pandeli Sotirit.

Advertisement

Menjëherë, përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës kanë bërë denoncim në polici, e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të këtij akti të shëmtuar e barbar.

Burime zyrtare nga Bashkia e qytetit-muze bëjnë të ditur se një muaj më parë u shënua dhunimi i radhës i varreve të rilindasve. “Investuam 1.2 milionë lekë për rikonstruksionin e kodrës së rilindasve, duke bërë të mundur rehabilitimin e pesë varreve, sistemimin e lapidarit, lulishtes dhe rrethimit të saj”, -ka deklaruar shefi i kabinetit të Bashkisë Gjirokastër, Odise Kote, në një interviste dhënë për “Gazetën Shqiptare”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button